• |
ide | kryesore

100-vjetori i marrëdhënieve me SHBA-në, Berisha poston mesazhin e George W. Bush

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka zgjedhur të shpërndajë në rrjetet sociale mesazhin e urimit të ish-Presidentit amerikan për shqiptarët në ditën kur SHBA dhe Shqipëri festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Mesazh i mikut të madh të kombit shqiptar, Presidentit George W. Bush me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Këtu më poshtë keni mesazhin e tij të plotë.

Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetje dhe urimet më të ngrohta për mbarë popullin shqiptar teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ky gur kilometrik i veçantë është një dëshmi i miqësisë midis dy vendeve tona dhe vlerave tona të përbashkëta demokratike. Në vitin 2007 isha krenar që u bëra presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që vizitonte Shqipërinë. Laura dhe unë nuk e harrojmë kurrë kohën që kaluam në vendin tuaj të bukur. Ne u bëmë vetë dëshmitarë të mikpritjes suaj të sinqertë dhe të përkushtimit tuaj ndaj demokracisë dhe marrëdhëniet e forta me Shtetet e Bashkuara.

Kujtoj gjithashtu pasionin tuaj për zhvillim dhe tolerancë. Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara teksa vazhdojë të punojnë krah për krah si aleatë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke mbrojtur demokracinë, paqen dhe të drejtën e njeriut. Shpirti shqiptar që kurrë nuk resht së përpjekuri për liri dhe tradita juaj e besës për t’u shtrirë dorën e ndihmës njerëzve në nevojë, janë vlera të cilat shpresoj do të bëhen shembull për të tjerët. Shqipëria është një forcë e së mirës në botë dhe Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë mike dhe aleate. Gëzuar të gjithëve 100-vjetorin e miqësisë sonë jetëgjatë!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.



10 Comments

  1. Nena i mashtrimit ngelet,
    E riposton mesazhin e Bushit sikur ia ka derguar vete Saliut!!!!! I ngjit edhe nje foto para 15 viteve per ta shitur para loqeve sikur e ka mik shtepie….

    Je qe je Sali Efendi na pasto pak edhe vendimin e gjyqit qe ke hapur kunder Blinken :))))

    1. Ne fillimet e shtetit me Ameriken,pastaj me Jugosllavine pastaj me Bashkimin Sovjetik pastaj me Kinen Tani prape me Ameriken.poshte mbreti,rrofte mbreti.

  2. Po ik or Sal me gjithe Amerike, se vetem interesa te monopolizoje e zaptoje ka kudo qe shkel. Te groposi ndonje pesticid ne toke apo det, dhe te strehoje fuksat e vet te te gjithe botes ne Albanja. Edhe tregtia e armeve nuk rri pa vendin e saj por ne Shqitperi si pa breke s’ka mo arm. Vetem dashurine e modhe per sufllaqet e Amerikes.

    A e shitet Butrintin ju Shqiptar qe hani pini dhe dhisni apo hala?

  3. hahahahah rrot kari komplet Poston foto te shume viteve me pare per te treguar se eshte pro amerikan .C’thote gjyqi qe hape ne Paris kundra Blonken o dordolec? ….Gjyqi i karit Vazhdo te mashtrosh shpellaret qe te vijne mbrapa se Shqiptaret te njofin cfare felliqsire je …

  4. Shantazhet e tua mund t’i haje vetem ndonje shpirtzi i ngjashem me ty.

    Prapa kercenimit tend banal, dallohet qarte, frika dhe paniku yt, te cilat kane kohe, qe te jane kthyer ne makth dhe semundje kronike.

    Per ne te tjeret, ti je thjesht nje superhajdut, abuzues i pushtetit, i korruptuar, fuks, i pabese, armik dhe turp i popullit dhe i vendit tend.Lapsi ne sherbim te salihut,bush ja dergon presidentit tone,ky kriminel kerkon te na binde qe ma dergoje mua si kriminel qe jam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *