• |
ide | kryesore

Shakira rrezikon tetë vite burg për evazion fiskal

-Instant, Paparazzi, Slider



Kngëtarja e njohur, Shakira rrezikon tetë vite burg nëse shpallet fajtore për evazion fiskal,raportoi Reuters.

Këngëtarja e “Hips Don’t Lie” ka qenë në betejë të vazhueshme ligjore për mospagimin e 14.7 milionë dollarë taksa gjatë jetesës në Spanjë në  2012 deri më 2014.

Mirëpo,në fillim të kësaj jave , ajo hodhi poshtë një marrëveshje për pranimin e fajësisë nga prokurorët dhe tha se do të shfrytëzonte shanset e saj në gjyq sepse ” është e pafajshme dhe vendos ta lërë çështjen në duart e ligjit”, deklarpo  firma PR. Llorente y Cuenca.

Prokurorët këmbëngulin se artisja ka jetuar në vend gjatë asaj kohe dhe thanë se ajo bleu një shtëpi në Barcelonë në maj 2012 dhe ka jetuar së bashku me ish partnerin e saj Gerard Piqué dhe djalin e tyre, i cili lindi në Spanjë në 2013.

Në atë kohë, rezidenca zyrtare e saj ishte në Bahamas, por prokurorët pretendojnë se ajo e kaloi shumicën e kohës në Spanjë.Nëse ata vërtetojnë rastin në gjyq, ata duan që këngëtarja të kalojë tetë vjet në burg dhe të paguajë një gjobë prej 23.5 milionë dollarësh, thuhet në dokument.

Nga ana tjetërs, Shakira ka deklaruar vazhdimisht pafajësinë e saj dhe ka thënë se më parë sr ka paguar një borxh prej 17.5 milionë dollarësh në zyrën spanjolle të taksave dhe nuk u detyrohet atyre asgjë tjetër./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *