• |
ide | kryesore

Zaptuan plazhin publik të Darzezës, sekuestrohen 169 çadra dhe 338 shezlongë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit. Nga policia mësohet se 169 çadra dhe 33 shezlongë janë sekuestruar si rezultat i kontrolleve të kryera në plazhet e Darzezës dhe Divjakës. Po ashtu, janë proceduar penalisht administratorët e 3 subjekteve, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse. Blutë bëjnë me dije se referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për shtetasit Sh. G., 45 vjeç; E. G., 30 vjeç, të dy banues në Fier dhe M. K., 29 vjeç, banues në Divjakë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të vijës bregdetare, në plazhin e Darëzezës, në breg të detit u gjet një mjet uji tip gomone, i cili u dërgua në Stacionin e Policisë Kufitare Hoxharë, për verifikimin e dokumentacionit dhe identifikimin e pronarit. Nga kontrolli i mjetit lundrues, nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *