• |
ide | kryesore

Kultivonte bimë narkotike në pronën e tij, në pranga 28-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit
21, arrestim, policia e shtetit, kontrabandë,



Një 28-vjeçar, i identifikuar si Xhuljan Thomo, është arrestuar nga policia e Fierit për kultivim të lëndëve narkotike. Blutë njoftojnë se gjatë një kontrolli në tokën në pronësi të të riut kanë konstatuar të mbjella bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Policia ka bërë asgjësimin e drogës përmes djegies si dhe ka arrestuar në flagrancë 28-vjeçarin. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme: Kultivim i lëndëve narkotike, arrestohet një 20-vjeçar nga Kurbini

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, operacioni policor antikanabis i koduar “Grecalli”.

Kishte kultivuar bimë narkotike në pronën e tij, kapet dhe arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe si rezultat edhe i informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Grecalli”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Xh. Th., 28 vjeç, banues në Grecalli, Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në tokën në pronësi të shtetasit Xh. Th., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *