• |
ide | kryesore

Raporti i DASH: ‘Korrupsion endemik, PPP kanë reduktuar konkurencën”

Arkiva, Kryesore



Përtej deklaratave të diplomatëve kalimtarë, për të kuptuar se sa thellë e ka gryer korrupsioni qeveritar këtë vend është mirë të lexohen raportet e institucioneve. Këtë ka përsëritur Departamenti Amerikan i Shtetit me dokumentin për Klimën e Investimeve në  Shqipërinë e 2022. Termat e përdorur janë tronditës: “korrupsionin endemik që ka përfshirë prokurimet publike”, “konkurencë e pandershme”, “Raportime të zakonshme për raste korruptive” që të gjitha këto së bashkur japin konkluzionin: “investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes”.

“Ata përmendin korrupsionin endemik, përfshirë gjyqësorin dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri” thuhet në deklaratën përmbledhëse të DASH.

Më tej vihet në dukje se, raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

“Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe përjetësimi i praktikave informale të biznesit. Disa investitorë nga SHBA janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme si me entet publike ashtu edhe me ato private dhe disa shkuan në arbitrazh ndërkombëtar. Në vitin 2019 dhe 2020, tentativa për investim të një kompanie amerikane dyshohet se u pengua nga disa vendime gjyqësore dhe veprime të dyshimta të palëve të interesuara të përfshira në një mosmarrëveshje mbi investimin. Çështja tani është në arbitrazh ndërkombëtar” thuhet në raportin e DASH.

Raporti i konsideron të drejtat e pronësisë sfiduese në Shqipëri, sepse një titull pronësie i qartë është i vështirë për t’u marrë. ‘Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Mbivendosja e titujve të pronësisë është një çështje serioze dhe e zakonshme. Procesi i kompensimit për tokat e konfiskuara nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë joefikas dhe i pamjaftueshëm”, thuhet në raport.

Më tej DASH vë në dukje se, në përpjekje për të kufizuar mundësitë për korrupsion, Qeveria Shqiptare filloi një reformë gjithëpërfshirëse për dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve publike. Që nga marsi 2021, 1200 shërbime ose 95 për qind e të gjitha shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset ishin të disponueshme online nëpërmjet Portalit E-Albania. Megjithatë, Shqipëria vazhdon të ketë rezultate të dobëta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Në vitin 2021, Shqipëria ra në vendin e 110-të nga 180 vende, një rënie prej gjashtë vendesh nga viti 2020. Shqipëria vazhdon të renditet e ulët në Indeksin Global të Inovacionit, duke u renditur në 84 nga 132 vende. 



31 Comments

  1. ju te Lapsit veproni me 2 standarte, nqs e merrni per baze deklaraten e departamentit te shtetit mbi korrupsionin smund te anashkaloni aktorin kryesor qe po sipas departamentit te shtetit eshte shpallur non grata. Kur vjen puna te Berishen non grata nga Dash thoni ku i ka faktet Dash ndersa kur permendet qeveria thoni, ja ka te drejte Dash

      1. Jo ore se nuk i thote departamenti i shtetit keto. Qeveria eshte lule dhe po e lufton korrupsionin. Per me sakte pyesni zedhensin e departametit avokat Ngjelen se ai ka informacione nga cia dhe fbi dhe nga vet shpia e bardhe. Fajin e ka sala pa le ça thote media. Juri dhe Spartaku jane me te saktet. Uuu se harrova dhe Sorrat, i riu dhe i vjetri bashke se ata jane nona e se vertetes.

    1. Moj te qifte kina fisin po cfare e keqe te vjen ty nga nongrata e berishes qe i ka shkuar b ne gardh? Te duket e njejte me korupisionin e gjithe qeverise qe po vjedh dita dites?
      Nongrata demton ate vete dhe familjen ndersa korupsioni demton rend gjithe shoqerine dhe ty o ngjyre roze qe u shofshit, hidheni menhere sapo del nje lajme qe i bene verejtje qeverise.
      Sa te peshtire jeni bere, jeni gati te jepni bythen, grate motrat dhe vetem verejtje qeverise mos ti behet.
      Fare e keqe,

    2. Moj te qifte kina fisin po cfare e keqe te vjen ty nga nongrata e berishes qe i ka shkuar b ne gardh? Te duket e njejte me korupisionin e gjithe qeverise qe po vjedh dita dites?

      Nongrata demton ate vete dhe familjen ndersa korupsioni demton rend gjithe shoqerine dhe ty o ngjyre roze qe u shofshit, hidheni menhere sapo del nje lajme qe i bene verejtje qeverise.

      Sa te peshtire jeni bere, jeni gati te jepni bythen, grate motrat dhe vetem verejtje qeverise mos ti behet.
      Fare e keqe,

      1. Ç’jane keto budallalleqe qe thote DASH?. I lexon dashi raportet e shoqes ambasadore Qim apo sheh enderr?

  2. Ëëëë si na leverdis te themi tani.
    Po..
    Dash e ka kap sorros. Prandaj keto akuza ndaj qeveris, jan te qellinshme dhe dashakeqe. Qe te hedhin balt ndaj punes se shkelqyer qe ka ber qeveria.
    Sorros. Ai eshte strumullari.

    1. Ku nderhy soros shtetet petendimore ato “demokratike” sidomos me qeveri neoliberale heshtin se sposorizohen hapur prej tij. Kete nuk e thone shqipetaret, por ekseprte te njohur nderkombetar te pavarur.

  3. Po krra te DASH-it nuk e dine qe ketu ben ligjin VIRGJERESHA YURI KIM???
    Ku ka korrupsion ketu?
    I korruptuar eshte vetem Berisha, i cili e ka zhvatur kete vend keto 10 vitet e fundit….

  4. Kjo deklaratë që bëhet nga Departamenti amerikan i shtetit, nuk është e para që nxjerr në shesh korrupsionin e madh në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve të qeverisjes socialiste, i kemi dëgjuar të përsëriten çdo vit.
    Ndërkaq gjatë kësaj jave në SHBA janë thirrur nga DASH e institucionet e tjera të luftës kundër korrupsionit, krerët e SPAK-ut për të bërë pasqyrën e punës së tyre, pasi dihet se ky institucion i lartë i drejtësisë shqiptare , u ngrit me paratë e taksapaguesve amerikanë.
    Nëse qeveria amerikane që ka dhënë disa miliona për sanimin e drejtësisë shqiptare, sot ka si prioritet agresionin rus në Ukrainë për të cilin po derdh miliarda, e nuk ka sepse biem në eufori që DASH ta shkulë plotësisht korrupsionin në Ballkan e ne Shqipëri.
    Kam përshtypjen se non grata për Berishën , ishte një trokitje në dritare që të hapet dera e luftës kundër korrupsionit aktual të qeverisë Rama.

    1. Sado që e mban veten si aktor të talentuar që luan në politikë rolet ekstreme nga ajo e kllounit në ate të aktorit tragjik, , vjen puna e nga pasioni i madh që ka Rama për të llomotisur pa fund me broçkulla, do ta hedhë në publik edhe frikën e madhe se mos SPAK ndonjë ditë do ti përvishet atij personalisht,
      A nuk ishte shenjë e frikës së tij nga SPAK, kur e akuzoi ate se po ndëshkon vetëm të majtët duke haruar se opozita , në çdo vend të botës nuk e ka shansin që të bëje veprime korruptive në investime publike ?

      1. Nëse SPAK e paska për detyrë që të ndëshkojë korrupsionin e qeverive të mëparëshme, atëhere i bie që ai të hetojë edhe qeverinë e parë shqiptare të Ismail Qemalit, ate të Ahmet Zogut, të Enver Hoxhës, të Fatos Nanos e mandej edhe të Berishës.
        Ujku përpara sysh, ne ja kërkojmë gjurmët.

  5. Para ca ditesh , u dha lajmi qe qeveria hap tenderin nderkombetar per milot-fier.
    Ca jane keto idiotizma , nuk ka tendera te tille ne kete sezon. Duket qarte qe e kane percaktu kompanine.

  6. Me 130 km/h/ Infermierja kalon me të kuqe dhe përplaset me makinat, vdesin 5 persona ndodhur ne amerike por amerikanet nuk protestojne jane sorosian e komunista thone shpellkaret e agjentit spiun salih metaj me gojen e salihut

  7. kush i beson sajesat e lapsit dhe te sali berishes dhe fillojin e shajin e mallkojin qeverin pasi sali berisha dhe lapsi hedhin nje balt ja cilet jan keto persona qe i besojin verberisht lapsit dhe sali berishes jan njerez pa kulture njerez qe nuk duan te punojin njerez qe nuk duan te shkojin ne shkolle njerez qe rrin Gjith Diten e han fara neper cepat e pallateve njerez qe nuk duan te pagujin taksa dembelet hileqaret rrugaçet pijanecet hashashaxhinjt pllumargjinjt agallare pa shkolle qe jan pasuru me para te pista burgaxhinjt bixhozxhinjt drogagjinjt plenagjijt ish doganjere dallaveraxhinjt injorantet dhe grupi LGBT.

    1. Nlse mer përsipër që të komentosh për “…. pllumagjijtë agallarë pa shkpllë….”, do të bëje mirë që të shkoje në ndonjë kurs për mësimin e shkrimit të gjuhës shqipe, se nga ky koment ke treguar se je vetë fare i pa shkollë.
      Liria demokratike për të shprehur mendimin tënd, nuk do të thotë se mund të shkelësh e bastardosh gjuhën shqipe.

  8. Kjo është një praktikë që Berisha e ka përdorur në vitin 1991 kur rrëmbyen katër arkivolë dhe rrëzuan shtetin. Që nga ajo ditë Policia nuk e mori më veten.

    E kanë bërë në 98-ën kur me arkivolin e Azem Hajdarit sulmuan dyert e Kryeministrisë; e kanë bërë sa herë ndonjë kriminel vritej në përpjekje me forcat e rendit duke e shpallur hero të PD

  9. Dash genjen . Nuk eshte e vertete se korrupsioni eshte ne çdo qelize te shtetit .
    Nuk besoni ? Pyesni palloshin . Ai spara genjen

  10. Korrupsioni endemik e galopant? Dhe ??????????????????
    Te gjithe e dime edhe vete patronazhistet e dine , ça ndodh tani???????????????????????
    Lereni fjalet boshe , duhen vepra . Ka 10 vjet qe kurva e gjate po vjedh rendeshem dhe nuk po i hyne gjembe ne kembe . Njeri prej shkaqeve jeni edhe ju o DASH qe nuk veproni e nuk i vini kufirin tek thana kesaj kurve te pangopur me para e pushtet . Koha per revolucion . kurvat ne bordello , hajnat ne burg , bushtra e gjate tek 41 bis

  11. Po na ngjet me Kryeministrin, ashtu siç i pati ngjarë një fisniku gjerman me Nastradinin e popujve të Veriut, Til Ulenshpigelin. Pasi kishte mashtruar me qindra njerëz nëpër Saksoni, Ulenshpigeli ishte shpërngulur në Hesen, ku nuk ia njihnin ende bëmat, duke u shtirur si një piktor me famë botërore. Fjala i vajti ne vesh edhe Kontit të Hesenit, i cili u bë kurioz.
    I mahnitur nga lavdet që Ulenshpigeli i thurte vetes, Konti i ofroi të pikturonte të parët e tij në muret e kështjellës së madhe që kishte. Ulenshpigeli pranoi, por me dy kushte: 200 monedha ari parapagim dhe për katër muaj në kështjellë nuk do shkelte asnjë njeri tjetër, vetëm ai me dy ndihmësit.
    Për katër muaj, Til Ulenshpigeli hëngri dhe piu në kurrizin e Kontit pa bërë asnjë punë. Kur erdhi koha, që Konti të shihte pikturat, Nastradini shpiku një nga ato marifetet e tij.

    “Përpara se të hysh në kështjelle dhe të shohësh pikturat- i tha Kontit- duhet të dish diçka. Ata që janë budallenj dhe bastardë nga lindje jo-legjitime, nuk mund t’i shohin dot pikturat.”
    Konti u kënaq edhe më shumë nga kjo, pasi kështu do të kishte mundësi të zbulonte se kush nga fisnikët e Hesenit vinin nga lindje të jashtëligjshme apo ishin budallenj. Hyri Konti në kështjelle dhe Ulenshpigeli po i tregonte punën e tij. “Ja madhëri. Ky këtu është stërgjyshi juaj me kalin e tij, këtu është gjyshi juaj kalorës në betejë e kështu me radhë”.
    Konti nuk shihte asgjë se aty nuk kishte asnjë pikturë. Mirëpo kishte frikë të thoshte që nuk i shihte pikturat se do ta merrnin ose për budalla, ose si bastard, që nuk e meritonte titullin e fisnikut. Ulenshpigeli mori paratë dhe iku, ndërkohë që të gjithë fisnikët që vizitonin kështjellën bënin garë kush të lëvdonte më shumë pikturat, që nuk ekzistonin, nga frika se mos i merrnin për budallenj.
    Kryeministri ynë piktor është në të njëjtin hall si piktori Nastradin. Pasi ka ngrënë për 9 vjet në kurrizin e popullit, ai duhet të tregojë pikturat e tij. Ata që nuk i shohin, janë ose kafshë politiko- mediatike, ose hiena që presin veç fatkeqësi për të ushqyer zjarrin e luftës politike.
    Fjala vjen, sezoni turistik i këtij viti ishte më i rregullti, më shembullori dhe më i sigurti. Madje jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin. Kush nuk mendon kështu, ose me keq akoma kush shqetësohet për pasigurinë në plazhe, është ose budalla, ose kafshë.
    Korrupsioni është ulur dhe nuk ekziston më. Kush shikon vjedhje në punët e qeverisë, është ose qorr, ose non-grata.
    Ekonomia është sot më e fuqishmja ndër të gjitha vendet fqinje. Kush flet për varfëri është ose tradhëtor i blerë nga armiqtë, ose tutkun.
    Por piktura simbol e Nastradinit tonë, kryevepra dhe krenaria e punës së tij, janë inceneratorët. Ashtu si pikturat e Ulenshpigelit, inceneratorët nuk ekzistojnë. Por kushdo që nuk i sheh ata, është i marrë, i verbër, idiot dhe më shumë se kaq.
    Pra, kushdo që nuk sheh përparimin e madh të Shqipërisë në çdo fushë e çdo drejtim, është një budalla ose i padenjë në rastin më të mirë. Në rastin më të keq, një çakall që ushqehet me vrasje.
    Nëse Fan Noli do të ishte sot mes nesh, me shumë gjasë atë bejten e famshme që i pat thurur Ahmet Zogut një shekull më parë, do ta kishte bërë pak më ndryshe.
    Rroftë Edi Rama, rroftë,
    Shakaxhiu i përparimit,
    Brez pas brezi u kujtoftë,
    Si stërnip i Nastradinit.
    Dhe këto janë gjëra normale. Ndodhin kudo në botë.
    Biles behen edhe filma , apo jo moj skenderbuçja e doganave .

  12. Njëri ‘non’ grata, tjetri sigurims/ Një Akt amerikan për rajonin: Ja pse Berisha-Meta kanë përballë SHBA-në dhe jo Ramën

  13. E kjo parti, që logon e ka me gërmat PD që në cirilice janë gërmat RD, ka përdorur logon identike të partisë së Sali berishës, i cili e riktheu sapo zaptoi selinë e PD-së pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

    Ky fakt ende nuk është komentuar nga mediat pranë Berishës

  14. SHQIPËRI TË KAM DHJERË!

    Dikur komunizmi me yllin në flamur,
    ra, dhe liria në zemër na mbiu,
    demokracia erdhi por nuk e pamë kurrë,
    pritëm diellin por na zuri shiu!

    E deshëm Shqipërinë si gjithë Europa,
    u mbytëm në skandale e korrupsion,
    qeveritë në 3 dekada na bënë veç gropa,
    meritokracia akoma këtu s’ekziston.

    Shqiptarët emigruan nga ky vend,
    u larguan jashtë për jetë më të mirë,
    ikën mjaft intelektualë vërtet me mend,
    këtu s’jetohej, s’mund të ishin të lirë.

    S’ishin ishin të lirë sepse s’kishin punë,
    edhe kur kishin duhej konformitet,
    pra “rroftë partia, asaj t’i hani mun”,
    ti je thjesht një hiç, partia të bën mbret!

    Qepe gojën, qeverisë bëji veç lajke,
    në feisbuk e kudo në rrjete sociale,
    thuaj si qeveria jonë s’ka në botë,
    edhe pse Shqipërinë ka kthyer në hale!

    E njëjta histori 30 vite demokraturë,
    merr pushtet e militantët punëso,
    premto përralla e mos realizo kurrë,
    se ky popull e ka hak, kështu e do.

    Prandaj zhvateni, talleni, zhdëpeni në dru,
    shpopullojeni në masë këtë milet të mjerë,
    i lini veç një furrë buke dhe një tualet,
    një kafshatë për të ngrënë, WC për të dhjerë!

    Mjafton kaq dhe populli hedh votën,
    30vjet riciklon të njëjtët politikanë,
    s’duan intelektualë që thonë të vërtetën,
    duan liderë hajdutë, sadisë hajvanë!

    Këta hajvanë “porsi lisa”,
    tallen me popullin, me demokracinë,
    prandaj e thashë që kur e nisa,
    komunisto-spiunat vyshkën lirinë!

    Këta ishin ata që s’duhet të vinin,
    sollën veç vuajtje dhe varfëri,
    shkatërruan ekonominë, kulturën, rendin,
    për vete u pasuruan në pangopësi.

    I gjithë mundimi na shkoi kot,
    bjeri sa të duash, s’hapet asnjë derë,
    sakrificat tona s’kanë më rëndësi,
    Shqipëri e dashur, të kam dhjerë!

  15. SHQIPËRI TË KAM DHJERË!

    Dikur komunizmi me yllin në flamur,
    ra, dhe liria në zemër na mbiu,
    demokracia erdhi por nuk e pamë kurrë,
    pritëm diellin por na zuri shiu!

    E deshëm Shqipërinë si gjithë Europa,
    u mbytëm në skandale e korrupsion,
    qeveritë në 3 dekada na bënë veç gropa,
    meritokracia akoma këtu s’ekziston.

    Shqiptarët emigruan nga ky vend,
    u larguan jashtë për jetë më të mirë,
    ikën mjaft intelektualë vërtet me mend,
    këtu s’jetohej, s’mund të ishin të lirë.

    S’ishin ishin të lirë sepse s’kishin punë,
    edhe kur kishin duhej konformitet,
    pra “rroftë partia, asaj t’i hani mun”,
    ti je thjesht një hiç, partia të bën mbret!

    Qepe gojën, qeverisë bëji veç lajke,
    në feisbuk e kudo në rrjete sociale,
    thuaj si qeveria jonë s’ka në botë,
    edhe pse Shqipërinë ka kthyer në hale!

    E njëjta histori 30 vite demokraturë,
    merr pushtet e militantët punëso,
    premto përralla e mos realizo kurrë,
    se ky popull e ka hak, kështu e do.

    Prandaj zhvateni, talleni, zhdëpeni në dru,
    shpopullojeni në masë këtë milet të mjerë,
    i lini veç një furrë buke dhe një tualet,
    një kafshatë për të ngrënë, WC për të dhjerë!

    Mjafton kaq dhe populli hedh votën,
    30vjet riciklon të njëjtët politikanë,
    s’duan intelektualë që thonë të vërtetën,
    duan liderë hajdutë, sadistë hajvanë!

    Këta hajvanë “porsi lisa”,
    tallen me popullin, me demokracinë,
    prandaj e thashë që kur e nisa,
    komunisto-spiunat vyshkën lirinë!

    Këta ishin ata që s’duhet të vinin,
    sollën veç vuajtje dhe varfëri,
    shkatërruan ekonominë, kulturën, rendin,
    për vete u pasuruan në pangopësi.

    I gjithë mundimi na shkoi kot,
    bjeri sa të duash, s’hapet asnjë derë,
    sakrificat tona s’kanë më rëndësi,
    Shqipëri e dashur, të kam dhjerë!

  16. Lista anglezë ka po ashtu 10 emra konkret kriminelësh shqiptarë me veprimtari në Angli në fushën e drogës dhe pasurive të palujtëshme, njërit prej të cilit i kanë djegur dhe letrat angleze me këtë rast. Janë rreth i ngushtë i Sali Berishës dhe mbartës emri për pronat e tyre. I kishit në oborin e SHQUP më 8 Janar, i keni pronarë të rëndësishëm në Tiranë dhe elementë të botës kriminale. Lidhjet shkojnë tek i biri i Sali Berishës, tek lidhjet e tij me industrinë e zezë të lojrave të fatit, dhe botës kriminale që vërtitet rreth tij dhe familjes së tij.Nje molle e dhjere ha mut dy here

    1. Mollës së dijes në fakt i hani mun të gjithë ju të paemër. Jeni thjesht ca vemje të kastruara që as gojë nuk hapni për të thënë të vërtetën, se ju lënë pa bukë. Ju japin ndonjë kockë të shani këtu kush thotë të vërtetën.

  17. Nga Lutfi Dervishi.

    Shoqatat e Turizmit në Shqipëri njëzëri e përshëndetën vendimin e bordit për të ulur çmimin e naftës me 1 lek dhe e quajtën lajmin më të mirë të sezonit. Tanimë, edhe Jugu i vendit që ka patur një sezon të vështirë, do të rigjallërohet. Me 1 lek më shumë në xhepat e tyre turistët vendas do të shpenzojnë më shumë.

    Më herët Banka e Shqipërisë, ndërsa përshëndeti vendimin e Bordit si një vendim historik me implikime pozitive në spiralin e pritshëm të rritjes ekonomike, bërë një sqarim të detajuar në një përpjekje për të mos mbiçmuar lekun dhe për të mos e dëmtuar më tej euron dhe dollarin.
    Deri dje kur flisnim për 1 lek, sqaroi një zyrtar i Bankës, kishim ne mendje monedhën me peshë 3.00 gr, me diametër 18 mm, me formë të sheshtë që është prej materiali përzierje baker-zink (çelik i veshur me baker) dhe që është në qarkullim në Shqipëri prej vitit 1997. Por sot me vendimin e Bordit të Transparencës, flasim për një monedhë që merr vlerën e arit të zi. Sot motorrët e ekonomisë shqiptare janë vënë në lëvizje dhe janë gati për një hop cilësor.”
    “Kjo është shenja më e sigurtë se ne tani po dalim nga kriza që ka kapur gjithë botën. Për këtë arsye qeveria tërhiqet nga paketa e dytë mbështetëse që kishte planifikuar për pensionistët dhe bizneset, sepse thjesht tani nuk është më nevoja. Ky lajm i bordit, – tha një zëdhënës i qeverisë- është edhe një shuplakë për opozitën që na është qepur me gurë në trastë dhe na ka bërë për një lek në sytë e shqiptarëve”.
    Agjencitë turistike raportuan për një lum kërkesash për të ardhur në Shqipëri! “Nuk ka më dhoma të lira deri në fund të shtatorit” – tha kryetari i shoqatës së agjencive turistike!
    Konfindustria e cilësoi lajmin si ogur të mbarë për ekonominë e vendit dhe një garanci më shumë për investitorët e huaj që pritet të vërshojnë në Shqipëri.
    “Klima e biznesit e rënduar nga konflikti i tejzgjatur politik, dhe akuzat krejt të pabaza për korrupsion në çështjen e incineratorëve, është përmirësuar në nivelin e vendeve nordike”.
    Turistët e ndodhur në Shqipëri, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, me të mësuar lajmin se nafta është ulur me 1 lek, u dyndën në 1370 pikat e karburantit në gjithë vendin, duke bllokuar qarkullimin për disa orë. Bllokim të përkohshëm pati edhe në pikat e kalimit kufitar, pasi shtetas të vendeve fqinjë nxituan të furnizoheshin me naftë në Shqipëri!
    Tronditja që kaploi Shqipërinë u pasua menjëherë nga një tërmet i fortë në tregjet financiare dhe në vetë bursën e naftës. Euro dhe dollari pësuan rënien më të madhe karshi lekut që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Për shkak të mbylljes së bursave aziatike, jeni japonez doli më pak i dërrmuar pas këtij vendimi befasues të Bordit të Transparencës.
    Çmimi i naftës në bursë ra 8.7 USD për fuçi.
    Komisioni Europian, G-7 dhe G-20 me një deklaratë të përbashkët, përshëndetën vendimin e Bordit dhe vlerësuan kontributin e ekonomisë shqiptare “në këtë kohë kur nga fronti i ekonomisë në përgjithësi dhe energjisë në veçanti marrim vetëm lajme shqetësuese.”
    Një burim i Komisionit të BE-së, në kushtet e anonimatit, pranoi se me këtë lëvizje Shqipëria “ka bërë aq sa për të hapur dhe mbyllur 15 kapituj menjëherë”.
    Vëzhguesit e jetës politike shqiptare nga Brukseli thanë se “1 lekshi” pritet që të ulë temperaturat e larta politike në vend.
    “Protestat që po planifikonte, shoqëria civile dhe partitë e opozitës tashmë mund të quhen të asgjesuara, dhe në anën tjetër, temë debati në ditët e nxehta të gushtit, pas vendimit historik të Bordit, nuk pritet të jenë më as zjarret, as skandalet e supozuara, as akuzat për korrupsion. Të gjithë tani do të flasin për 1 lekshin. Të jemi të sinqertë deri në fund, Shqipëria me këtë vendim na ka bërë për 1 lek”
    P.S. Me rastin e vendimit historik të Bordit të Transparencës, qeveria do të organizojë më 13 gusht një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

  18. Ej njerez… Edi Rama do te vritet. Ca flet budalleqe do mendoni ju. Por une them qe fati i tije eshte i destinuar.. ai do te vritet. Tani qe eshte ne pushtet apo me vone. Kete le ta shohim. Mareveshjet qe ka prishur ai me njerezit qe ka punuar e cojne ate drejte vdekjes. Le te shohim.

  19. “Zyrtarët e Zimbabves më me integritet se palaçot tanë”/ Inceneratorët, “shpërthen” gazetari Klodian Tomorri

    Korrupsioni me inceneratorët është prodhuar nga politika përballë së cilës ligji nuk vepron, por janë interesat ato që veprojnë.
    Gazetari Klodian Tomorri, ka rrëfyer një episod po mbi inceneratorët, por në Zimbabve, ku besojnë te gjykata dhe jo te presioni i politikës.
    “Dje Këshilli Bashkiak i Hararës në Zimbabve anulloi koncesionin e inceneratorit me kompaninë Geogenix.
    Megjithë presionin e Qeverisë dhe Presidentit, anëtarët e Këshillit votuan unanimisht për anulimin e kontratës.
    Sapo mbaroi votimi, kryetari i bashkisë i tha ministrit që bënte presion: ‘po nuk je i kënaqur shko në gjykatë'”, rrëfen Tomorri.
    Por e kundërta sipas tij ka në Tiranë, ku kryetari i bashkisë i pagoi 2 milionë dollarë koncesionarit të inceneratorit vetëm në muajin qershor.
    “Por jo vetëm kaq. Këtu qeveritarët po bëjnë garë kush t’i paguajë më shumë para koncesionit të inceneratorit. Jep Lali, jep Belinda, jep Frida për sera dhe kantina vere, jep ajo e Durrësit.
    Ne Zimbabve nuk është provuar që marrëveshja e koncesionit ishte korruptive, por pavarësisht kësaj bashkia e anuloi. Në Shqiperi ka persona të arrestuar ose në kërkim dhe është e provuar se personat e lidhur me kompaninë koncesionare kanë dhënë ryshfete të mëdha dhe kanë bërë evazion galopant. Por, pavarësisht kësaj, Bashkia dhe Qeveria pompojnë miliona euro çdo muaj drejt kompanisë.
    Ne klasifikimin e përvitshëm të Transparency, Zimbabvja renditet në vendin e 157 në botë për kontrollin e korrupsionit. Në të njëjtin raport Shqipëria renditet e 110-a. Zotërinj dhe zonja të nderuar të Transparency, rishikoni renditjen se i keni hyrë në hak Zimbabves. Shumë madje.
    Në gjithë këtë gropë të madhe septike, që po qelb gjithë Ballkanin, drejtuesi i SPAK del e deklaron se çështja e inceneratorëve është komplekse. Përfundimi? Nje zimbabvez është shumë më i mbrojtur nga korrupsioni se një shqiptar. Zyrtarët e shtetit të Zimbabves kanë shumë herë më tepër integritet se palaçot tanë. E kuptoni ku jetojme?”, përfundon rrëfimin gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *