• |
ide | kryesore

Debate për raportin e DASH/ Bylykbashi: Çështjet që ngre ulin në gjunjë çdo qeveri

-Instant, Lajme, Të fundit



Raporti i DASH është kthyer në një temë të “nxehtë” debati në Kuvend. Deputeti i PD Oerd Bylykbashi tha se çështjet që ngre ky raport ulin në gjunjë çdo qeveri.

Sakaq kërkoi ndryshimin e rendit të ditës pasi më herët disa deputetë kërkuan një mocion me debat sa i takon këtij raporti.

Bylykbashi:

Çështjet që ngre raporti i DASH janë çështje që ulin në gjunjë çdo qeveri. Korrupsioni, dhunimi i zgjedhjeve, mungesa e lirisë së mediave, etj, i keni aty. Çfarë duhet të sqarojmë më tepër ne. Sot nuk ka asgjë tjetër veçse asaj që kemi thënë një vit rresht, opozitës po i ngushtoni çdo mundësi për të kontrolluar maxhorancën. Parlamenti është vetëm një vulosës.

Folët për një rend dite të zakonshëm. Për çfarë, për atë vulosjen te Porti i Durrësit. I hiqni mundësitë qytetarëve të Durrësit vetëm e vetëm që të pasurohen ata që ndërtojnë atje. Në kërkojmë ndryshimin e rendit të ditës dhe futjen në rendin e ditës të raportit të DASH.



3 Comments

  1. tani ky raporti i DASH eshte i rendesishem vetem kur flet per maxhorancen apo dhe kur nxjerr non grata Berishen?

  2. Kur nxori non grada Berishën thanë që kemi dokumente.Kaluan 2vjet dokumenta s’ka.Dhe gjetën në fakt dokumente për Ramën dhe Rilindjen. Ça të bëj DSH do nxjerri ato që ka të dërguar jo nga ambasadorja por nga organet ligjzbatuese që shërbejnë në ambasadë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *