• |
ide | kryesore

Vrau kineasten në xhirime, FBI hedh poshtë deklaratën e Alec Baldwin

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi janë zbuluar detaje të reja rreth incidentit tragjik në sheshxhirimet e filmit ‘Rust’.

Sipas një raporti mjekoligjor të FBI-së, aktori Alec Baldwin duhet të ketë qëlluar kineasten e ndjerë , Halyna Hutchins pasi arma nuk mun të punonte pa një tërheqje të këmbëzës”.

Baldwin, aktori dhe producenti i filmit Western, pretendoi se ai besonte se po përdorte një “armë të ftohtë” pa municion të vërtetë kur ajo shpërtheu dhe një plumb i vërtetë goditi Hutchins, duke e vrarë atë. Regjisori i filmit, Joel Souza, u plagos në incident.

Në një intervistë me George Stephanopoulos të ABC dhjetorin e kaluar, ai  këmbënguli se ai nuk qëlloi.”Unë nuk e tërhoqa këmbëzën”, këmbënguli Alec.

Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe, e cila drejton hetimin e vrasjes, mori raportin dhe dokumentet e tjera të FBI-së në lidhje me të shtënat në fillim të këtij muaji, deklaroi zyra e sherifit për ABC News./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *