• |
ide | kryesore

Wanda Nara e padëshiruar në Argjentinë, ‘shtëpiaket’ dalin në marshim kundër saj: “Njeri i tmershëm”

-Instant, Sport



Wanda Nara ka përfunduar sërish në qendër të polemikave në Argjentinë pas deklaratave të fundit të Carmen Cisneros, ish-shërbyeses së familjes Icardi. Gruaja, e njëjta të cilës menaxherja i drejtohet në audion e famshme ku flet për divorcin nga bashkëshorti i saj Mauro, ka denoncuar ish-punëdhënësit e saj për shfrytëzim. Tani Carmen – që ka folur për keqtrajtimin, pagat të pamarra kurrë dhe skllavëri – ka qenë protagoniste e televizioneve të Amerikës së Jugut. Rrëfimi i saj nxori në skenë shërbyese dhe kujdestare të tjera shtëpish që kanë vendosur të protestojnë, me një marshim, kundër Wandës.

Daiana Carolina González është drejtuesja e shoqatës për punëtorët shtëpiakë, që ka mbajtur anën e Carmen. “Jam shumë e indinjuar nga ajo që ka bërë Wanda Nara, nga qëndrimi i saj i tmerrshëm. Me gjithë paratë që ka, këto gjëra nuk mund të ndodhin. Të trajtosh një person në këtë mënyrë! Kemi folur me Carmen, ajo na tregoi të gjithë historinë, çdo detaj. Ajo që i ndodhi asaj nuk duhet t’u ndodhë më njerëzve të tjerë. Ajo që i bëri Wanda asaj është e pafalshme. Po organizojmë një marshim kundër Narës, kërkojmë mbështetës të tjerë. Duhet të mbrojmë profesionin tonë”, tha gruaja në Mitre Live.

Gonzalez më pas shtoi në fund: “Carmen tani ka frikë nga kërcënimet. Në shtëpinë Icardi ka shumë dhunë dhe ajo di edhe për tradhëtitë, për të cilat nuk dëshiron të flasë hapur”. Wanda Nara nga ana e saj e ka mohuar gjithmonë versionin e ish-punëtores së saj shtëpiake. E, përkundrazi, ka siguruar se e ka trajtuar atë si një të familjes. Një kapitull i ri në një histori që vazhdon të diskutohet mes Argjentinës dhe Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *