• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Pamjet tronditëse të 25-vjeçares që rrezikoi mbytjen në pishinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat kanë publikuar pamjet e ngjarjes së ndodhur në Tiranë ku 25-vjeçarja Enkeleda Trungu rrezikoi mbytjen në një pishinë në periferi të kryeqytetit. E reja aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sikurse duket në pamje 25-vjeçarja ka qenë në pishinë bashkë me 33-vjeçarin Orjolin Mete, i cili fillimisht ka në dorë një telefon dhe po filmon teksa vajza zhytej.

Pasi qëndrojnë disa minuta aty, ndërkohë që nuk shfaqet asnjë person tjetër pranë, Enkeleda zhytet në ujë dhe nuk del më.

Po ashtu, nga pamjet duket edhe se si Mete tenton dy herë të kuptojë se çfarë po ndodh më Enkeledën, e cila është në ujë ndërkohë.

Djali më pas thërret që dikush ta ndihmojë, dhe pak më vonë shfaqet stafi i pishinës që zhyten në ujë dhe nxjerrin nga pishina vajzën.

Në video duket se ata nisin t’i bëjnë 25-vjeçares frymëmarrje artificiale, për të bërë të mundur nxjerrjen e ujit që ajo kishte pirë.

Tashmë e reja ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa në kërkim është shpallur administratori i kompleksit, i cili akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.



1 Comment

  1. po ai e paska mbytur vete duket e qarte qe e terheq dhe e zhyt poshte dhe ajo qe perpiqet perplas kembet thotë:

    po ai e paska mbytur vete duket e qarte qe e terheq dhe e zhyt poshte dhe ajo qe perpiqet perplas kembet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *