• |
ide | kryesore

Çudia/ Tony Blair vendos të punojë pa lekë për Ramën

Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga Blerina Gjoka/BIRN

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është angazhuar sërish për t’i ofruar këshillim qeverisë shqiptare përmes institutit të drejtuar prej tij “Tony Blair Institute for Global Change”.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, “Tony Blair Institute” kërkon të punësojë një këshilltar të lartë për të punuar me qeverinë shqiptare, me qëllim “çuarjen përpara të një axhende ambicioze transformimi” të vendosur nga kryeministri dhe zv.kryeministrja.

Sipas njoftimit, “Tony Blair Institute” pritet të angazhohet në reformat e sektorit publik, përfshirë axhendën politike kombëtare, transformimin dixhital, reformën e energjisë dhe transformimin e qeverisë shqiptare.

“Këshilltari do të punojë ngushtë me homologët e qeverisë në zyrën e Kryeministrit dhe ministritë dhe agjencitë përkatëse,” thuhet në njoftimin e “Tony Blair Institute”.

Mes fushave të përgjegjësisë së këshilltarit renditen këshillat strategjike mbi çështje të politikës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare si dhe metodat e komunikimit dhe PR-it për të promovuar ‘sukseset e projekteve në publik”.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair e themeloi organizatën jo-fitimprurëse “Tony Blair Institute for Global Change” në vitin 2016 dhe punon aktualisht me 20 vende të botës, kryesisht shtete të Afrikës.

Blair e ka këshilluar edhe më herët qeverinë e kryeministrit Edi Rama përmes “Tony Blair Associates”- një bashkëpunim që filloi në vitin 2013 dhe u deklarua i mbyllur në vitin 2016. Megjithatë, puna e Blair në Shqipëri mbeti mister dhe nuk u zbulua kurrë realisht.

Ndërkohë, studioja ligjore e Cherrie Blair fitoi gjithashtu kontrata nga qeveria shqiptare në kohën që bashkëshorti i saj ishte këshilltar.

I pyetur nga BIRN mbi kushtet e këshillimit të qeverisë shqiptare nga Instituti i drejtuar nga Tony Blair, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga tha se ajo nuk i kushtonte asgjë shqiptarëve.

“Nuk kemi asnjë marrëveshje financuese,” tha Fuga në një përgjigje përmes aplikacionit Ëhatsapp.

“Herë pas here ata ofrojnë konsulencë falas. Ne s’paguajmë gjë. Taksapaguesit shqiptarë nuk paguajnë gjë,” shtoi ai, duke mohuar edhe ekzistencën e një marrëveshjeje të firmosur.

Tony Blair është kryeministri më jetëgjatë laburist i Britanisë së Madhe, i cili shërbeu nga viti 1997 deri në vitin 2007. Më pas ai punoi si lobist dhe këshilltar për qeveritë e ndryshme të botës, një punë që e bëri atë të pasur, por gjithashtu të kritikuar në Mbretërinë e Bashkuar.



25 Comments

  1. Bereqaves nuk ka në këtë botë. Kjo është punë me shum të futur. Edhe kush T. Blair një nga globalistet më të mëdhenj, dorë e Sorrosit!

    Ai do vij ta shpartalloj tamam Shqipërinë.

  2. Do me thene keta marrin kontrata nga Shqiperia dhe gjyqet i humbin te gjitha. Me pas bejne konsulence gratis per Ramen..Jemi ne rregull ne qytetaret. Kemi qeverrrrine ha ha ha

    1. po ku punon pa pare ti o i poshter.ky pis duhet te tregij sa para merr nga Serbia e nga shteti Shqiptar.phuuuu ja u qifsha robt te dyve.

  3. Ndersa ne Britani akuzohet se vuri pasuri te madhe si lobist e keshilltar per qeverite e disa vendeve, mes te cileve edhe Shqiperia, madje ne kete periudhe basheshortja e tij paguhej per keshilla juridike per Ramen, tani paskemi hyre ne fazen e ndihmes falas nga ish Kryeministri britanik!!!

    Megjithe mirenjohjen per qendrimin e Z. Blair ndaj Kosoves ne kohe lufte, ne krah te SHBA dhe aleat i NATO-s, veshtire te besohet ky ndryshim i madh lidhur me pagesen…

  4. Le njëherë që i ka marrë lekët me kohë si ai dhe bashkëshortja por s’ma do menia që gjonat bëhen badihava.E kush të fal!!!Bleri!! Dhe nga mbiemri që ka të blen mirë.

  5. Keshtu punoi edhe ne 2013 ky palaço por llogarite bankare ju rriten mbas keshillimit per disa PPP dhe konçensione

    1. Kur thone pa leke do te thote se shqipetarve u ngulet thika apo k…me keq. Falas do te thote qe ai e sorosian te tjere do te perfitojne konçesione te fshehta ne dem te interesave kombetare. E thene ndryshe shqipetaret do rrenohen e shpergulen, ndersa shtete mike dhe armike bashke do kenaqen. Poshte neoliberalizmi sorosian, Rrofte Shqiperia!

      1. Kush i ha keto rrena! E kush anglezet pupu!
        Rame dallaverja, shko rrej veten o zullap! Me klering Rame fali ndonje cope nga shqiperia se ta ka bere baba!

  6. guinpleni gojeshqyer me me konkubinen e tije me pamje idiote keshilltarin e ben vetem ne vendet e botes se trete ku hyn dhe shqiperia sepse parate e droges dhe korrupsionit vershojne si lum. pikerishte per kete vlejne keshillat e guinplenit.

  7. Një qasje që shkon kah viktimizimi, deri në shpalljen “martir” të një “regjimi të frikshëm” që nxitet nga “imperialistët amerikanë”, të cilët duan të ndalin karrierën në ngjitje të një “të rioshi premtues e të talentuar”, që do të sjellë më në fund pakëz drejtësi, pakëz sovranitet e pakëz liri në vendin e shqiponjave, i cili për 30 vjet ka pasur deputet, ministër, zv.kryeministër, Kryeministër, Kryetar Parlamenti e President Republike, pikërisht “talentin e ri” që duan t’i copëtojnë karrierën, duke copëtuar kështu ëndrën e “popullit të 2 marsit” që të kenë më në fund në krye të vendit…atë që ka qenë këtu prej vitit të largët 1991.Jeni mesuar me salihun lulune metaj qe bejne korrupsion o shpellkare lapsexhinj

  8. Rama ka vite qe cdo gje “falas” e mer rinovime ndertime konsultime. Nuk i ze gjumi per te miren e popullit te dy keta.
    Te shkrete do fillojne te arrnojne corapet se helbete bota eshte ne “krize” dhe udheheqes si keta do ta “$hpetojne”.
    Kuptohet cdo gje “falas” pasi do i kene mare cdo gje miletit po ama kur te ngelemi me gisht ne goje nga “bujaria” e ketyre DO JEMI HAPPY shum HAPPY!
    Me luge floriri do hame vetem se do jet bosh!

    1. Hahahaha ky keshilltar vetem per mashtrues.
      Mashtrimet e ketij e groposen Matteo Renzi ne Italia.
      Ky eshte nje skandal per Shqiperin.
      Edi Rama i pa shkoll dhe i pa pergjeqshem po i krijon nje zhgenjim te madh Partis Socialiste nje partie qe ka humbur busellen qe ka patur shtresen intelektuale ne Shqiperi tani vlerat e kesaj partie jane banditet neper institucione dhe oligarket ne ppp.

  9. Kryegangsteri I Surrelit bashke me Shtrigat Globaliste po e rrjepin Shqiperine 😞😤😞😤 thotë:

    Dite zije kombetare !!Do te Vazhdojne vjedhjet e pasurive te popullit Dhe Do te vazhdoje ikja nga syte kembet e Shqipetareve nga vendi 😞😞😞sad sad Keqardhje per femijet qe gurin qe kane ne qafe do ti trefishohet Pesha!!😞 Keto te dy bashke me Shtrigen e Surrelit dhe kalbesira Sorrosiane kane vendosur qe Shqiperia te rripet deri sa ta kthejne ne Mjerim!!!Ku shkel kemba e ketyre Vetem Mjerim sjellim!

  10. Hapni syte o Popull I Mjere !!!!Cifti I Surrelit e ka permjerre keq dhe do ta coje me keq😞😞😞 thotë:

    Ai mund te punoje pa leke dhe per Linden(Po ja kerkoi ajo sigurisht qe eshte i gatshem)🤧🤣😂Linda ka punuar me Leke per Tutorin e pertej Oqeanit Ai e ka dorovitur mire me $$$$ !Ramen e beri lider globalist 🤧🤧🤧Ai fshin trapin me Ramen po nuk i coi valixhe me $$$$$$ Pra gruan ja blen dhe ate e Rrjep!Po ne kete rast unikal qe te vjedhesh Vendin dhe pasurite e femijve e ben vetem Cifti i Shume Urryer I Surrelit 👎👎👎💩💩😔

  11. Të paktën këtë herë jepja atyre se nuk do të duhen më, mos u trego zemërgur siç u bëre në 2011, që i fshehe milionat e eurove tek shtëpia e Luan Pobratit dhe më pas shkove dhe i rimore, e i ndjeri iku nga kjo jetë me pishmanin se nuk i dhe as 100 euro për shërbimin e bërë”, shkruan Valteri në reagimin e tij.

  12. KESHILLIMET SI BAMIRESI MAKIAVELISTE TE TONY BLAIR JANE TE DESHMSHME PER SHQYPNINE E VARFER.

    Tony Blair dhe gruaja e tij kulceder avokate eshte personi me i urryer ne Britanine e Madhe i cilesuar si “hajduti i shekullit” per faktin se kane vjedhur fonde publike si te papare dhe me perkrahjen nga Partia Laburiste ka arritur t’i shpetoje drejtesise, nga ana tjeter Toby Blair eshte cilesuar nga Bota si “genjeshtari me i madh i shekullit” qe mashtroi madje edhe NATO e SHBA per armëve të shkatërrimit në masë (WMD) te Irakut te cilat rezultuan qe nuk ekzistonin fare, por qe ky mashtrim makaber nderkombetar u be shkas per fillimin e Luftes “Stuhia e shkretetires” e cila i vuri zjarrin Lindjes se Mesme me pasoja te papara emigrantesh qe vazhdojne deri me sot dhe ne kte afere mashtrimi mafioze del e fshehur gjithmone dora e George Sorosit si dirigjent i fatkeqesive ne Bote dhe ne kete kendveshtrim del qarte se nga buron edhe deshira e Edi Rames per te regulluar PR e tij me nje mashtrues dhe hajdut makaber nderkombetar si Tony Blair, ja cfare shkruan Wikipedia per kete anglez amoral:

    “… Gjatë Luftës kundër Terrorit , ai mbështeti politikën e jashtme të administratës së Xhorxh W. Bush dhe siguroi që Forcat e Armatosura Britanike të merrnin pjesë në Luftën në Afganistan nga viti 2001, dhe më e diskutueshme në pushtimin e Irakut në 2003 . Blair argumentoi se regjimi i Saddam Huseinit zotëronte një program aktiv të armëve të shkatërrimit në masë (WMD), por nuk u gjetën asnjëherë në Irak rezerva të armëve të shkatërrimit në masë ose një program aktiv WMD. Lufta e Irakut u bë gjithnjë e më i papëlqyer në publikun britanik dhe ai u kritikua nga kundërshtarët dhe (në 2016) Hetimi i Irakut për kryerjen e një pushtimi të pajustifikuar dhe të panevojshëm. Ai ishte në detyrë kur ndodhën bombardimet e 7/7 (2005) dhe futi një sërë legjislacionesh kundër terrorizmit. Trashëgimia e tij mbetet e diskutueshme, jo vetëm për shkak të luftërave në Afganistan dhe Irak. Që nga fillimi i Luftës kundër Terrorit në vitin 2001, Bler mbështeti fuqishëm politikën e jashtme të George W. Bush , duke marrë pjesë në pushtimin e Afganistanit në 2001 dhe në pushtimin e Irakut në 2003. Pushtimi i Irakut ishte veçanërisht i diskutueshëm, pasi tërhoqi opozitë të gjerë publike dhe 139 nga deputetët e vetë Blair e kundërshtuan atë. Si rezultat, ai u përball me kritika për vetë politikën dhe rrethanat e vendimit. Në vitin 2009, Blair deklaroi se ai do të kishte mbështetur largimin e Sadam Huseinit nga pushteti edhe në rast të provave se ai nuk kishte armë të tilla. Dramaturgu Harold Pinter dhe ish-kryeministri i Malajzisë Mahathir Mohamad e akuzuan Blerin për krime lufte. Në një CNN të tetorit 2015intervistës me Fareed Zakaria , Blair kërkoi falje për “gabimet” e tij mbi Luftën e Irakut dhe pranoi se kishte “elemente të së vërtetës” në pikëpamjen se pushtimi ndihmoi në promovimin e rritjes së ISIS dhe vales se emigranteve drejt BE. Ndërsa viktimat e Luftës në Irak vazhdonin te rriten, Blair u akuzua si “Mashtrues i Parlamentit” dhe popullariteti i tij ra në mënyrë dramatike. Më 10 maj 2007, gjatë një fjalimi në Klubin e Punës Trimdon, Blair njoftoi synimin e tij për të dhënë dorëheqjen si lider i Partisë Laburiste dhe si kryeministër. [100] Kjo shkaktoi zgjedhjet e udhëheqjes së Partisë Laburiste të vitit 2007 , në të cilat Brown ishte i vetmi kandidat për lider. Në një konferencë të posaçme partie në Mançester më 24 qershor 2007, Blair ia dorëzoi zyrtarisht udhëheqjen e Partisë Laburiste Gordon Brown, i cili kishte qenë Kancelar i Thesarit në tre ministritë e Blair. Blair dha dorëheqjen e tij më 27 qershor 2007 ne akuzen e “Mashtrimit te Parlamentit” qe nuk i ishte bere asnje tjetri ne histori dhe Brown mori detyrën gjatë të njëjtës pasdite. Zgjedhjet e brendshme u fituan nga kandidati i Laburistëve, Phil Wilson. Blair me dashakeqesi tipike vendosi të mos lëshojë një listë të nderimeve të dorëheqjes, tradite e Parlamentit anglez duke e bërë atë kryeministrin e parë të UK që nuk e bën këtë. Një kërkesë për Lirinë e Informacionit nga The Sunday Times në vitin 2012 zbuloi se qeveria e Blair konsideronte si kalorës nderi presidentin e Sirisë Bashar al-Assad. Dokumentet treguan se Blair ishte i gatshëm të paraqitej përkrah Asadit në një konferencë të përbashkët shtypi edhe pse sirianët ndoshta do të ishin vendosur për një shtrëngim duarsh lamtumire para kamerave; Zyrtarët britanikë u përpoqën të manipulonin mediat për ta portretizuar Asadin në një dritë të favorshme; dhe ndihmësit e Blair-it u përpoqën të ndihmonin gruan “fotogjenike” të Assadit, Asma al-Assad për të rritur profilin e saj. Gazeta vuri në dukje: Udhëheqësit arab iu dha audienca me Mbretëreshën dhe Princin e Uellsit, drekën me Bler në Downing Street, një platformë në parlament dhe shumë privilegje të tjera… Trajtimi në tapetin e kuq që ai dhe rrethimi i tij morën është i turpshëm duke pasur parasysh gjakderdhjen që ka qënë në Siri… Miqësia paralele me Asadin ka paralele me marrëdhëniet miqësore të Blair me Muammar Gaddafin. Blair si mesalla me dy faqe ne arenen nderkombetare kishte qenë në marrëdhënie miqësore me kolonelin Gadafi, liderin e Libisë, kur sanksionet e vendosura ndaj vendit u hoqën nga SHBA dhe Britania e Madhe. Edhe pas Luftës Civile Libiane në vitin 2011, ai tha se nuk ishte penduar për marrëdhënien e tij të ngushtë me liderin e ndjerë libian. Gjatë qeverisjes së Blerit, MI6 ia dorëzoi disidentin Abdelhakim Belhajn regjimit të Gadafit në vitin 2004 per ta vrare dhe masakruar sic rezultoi me vone, megjithëse Blair më vonë pretendoi se ai “nuk e mbante mend” incidentin ne fjale”. Bler shkoi në një udhëtim në Moskë për të parë një shfaqje të operës me Vladimir Putin , ndërsa ai ishte presidenti në detyrë i Rusisë. Ky takim u kritikua nga grupe si Human Rights Watch dhe Amnesty International. Në vitin 2018, Sir Richard Dearlove , ish-kreu i MI6, tha se kishte “keqardhje të konsiderueshme” për këtë udhëtim, i cili ndihmoi Putinin të ngrihej në pushtet. Bler gjithashtu priti Putinin në Londër në prill 2000, pavarësisht hezitimit ndaj Putinit nga liderët e tjerë botërorë dhe kundërshtimit nga grupet e të drejtave të njeriut mbi mizoritë e kryera në Çeçeni. Blair i tha Washington Post se “Vizioni i Putinit për të ardhmen është ai me të cilin ne do të ndiheshim rehat. Putini ka një axhendë shumë të qartë të modernizimit të Rusisë. Kur ai flet për një Rusi të fortë, ai nënkupton forcën jo në në mënyrë kërcënuese, por në një mënyrë që do të thotë se vendi ekonomikisht dhe politikisht është i aftë të qëndrojë në këmbë, gjë që është një synim krejtësisht i mirë”. Gjatë takimit, Bler e përshkroi Putinin si një reformator politik “i cili është i gatshëm të përqafojë një marrëdhënie të re me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, i cili dëshiron një Rusi të fortë dhe moderne dhe një marrëdhënie të fortë me Perëndimin”. Blair krijoi Tony Blair Associates për të “lejuar atë të sigurojë, në partneritet me të tjerët, këshilla strategjike mbi baza tregtare dhe pro bono , mbi tendencat politike dhe ekonomike dhe reformën qeveritare”. [199] Fitimet nga firma shkojnë drejt mbështetjes së “punës së Blair-it mbi besimin, Afrikën dhe ndryshimet klimatike”. Blair ka qenë subjekt i kritikave për konflikte të mundshme interesi midis rolit të tij diplomatik si i dërguar në Lindjen e Mesme dhe punës së tij me Tony Blair Associates, dhe një numër kritikësh të shquar madje i kanë bërë thirrje atij që të të shkarkohet. Blair ka përdorur Quartetin e tij Tony Blair Associates që punon me qeverinë e Kazakistanit, duke këshilluar regjimin për reformat gjyqësore, ekonomike dhe politike, por ka qenë subjekt i kritikave pas akuzave për “zbardhje” të imazhit dhe të dhënave të të drejtave të njeriut të regjimit satrap komunist te ketij vendi. Pasuria e Blair ka shume njolla te errta: Asetet financiare të Blair janë të strukturuara në një mënyrë të errët dhe si të tilla vlerësimet e shtrirjes së tyre ndryshojnë shumë. Këto përfshijnë shifra deri në 100 milionë £ e me teper. Blair deklaroi në vitin 2014 se ai kishte “më pak se 20 milionë lira”, por nga një pohim i vitit 2015, nga tatimoret Francis Beckett , David Hencke dhe Nick Kochan doli se Blair kishte blerë 90 milionë dollarë dhe një portofol pronash me vlerë 37.5 milionë dollarë në tetë vitet që kur kishte lënë detyrën. Në tetor 2021, Blair i doli emeri në Pandora Papers…”

    KY ESHTE HAJDUTI DHE MASHTRUESI QE DO TE KESHILLOJE EDI RAMEN

  13. E humbem edhe detin . Por palloshi eshte krenar sepse luftoi egersisht por nuk kishte as edhe nje mundesi fitimi se greket kishin ardh pa breke . Pallosh , librin e shtepise ku ta kesh , burgu eshte lluks per ty o kurve e lindur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *