• |
ide | kryesore

Shkrimtarja e njohur zbulon arsyen pse mungoi në ribashkimin e Harry Potter

-Instant, Paparazzi, Slider



J.K. Rowling ka folur së fundmi për mungesën e saj në ribashkimin e Harry Potter.

Gjatë paraqitjes së saj në Virgin Radio të shtunën, autorja shpjegoi pse nuk u shfaq në përvjetorin e 20-të të Harry Potter: Return to Hogwarts, i cili debutoi më 1 janar në HBO Max.

“Më kërkuan të merrja pjesëdhe vendosa që nuk doja ta bëja”, i tha ajo prezantuesit, Graham Norton, . “Mendova se ishte më shumë për filmat sesa për librat.

“Askush nuk më tha mos e bëj…Më kërkuan ta bëja dhe vendosa të mos e bëja”, shtoi ajo.

Diku tjetër në bisedë, Rowling, diskutoi gjithashtu për marrëdhënien e saj me rrjetet sociale. Në fillim të këtij muaji, ajo mori një kërcënim me vdekje pasi shprehu shqetësimin e saj për incidentin e shkrimtarit, Salman Rushdie.

“Unë përpiqem të sillem me njerëzir në internet ashtu siç do të doja të silleshin të tjerët me mua… Nuk kam kërcënuar kurrë askënd”, u shpreh shkrimtarja.

“Mediat sociale mund të jenë shumë argëtuese.Unë kam një lloj marrëdhënie dashurie-urrejtjeje me të tani.”/Lapsi.al



1 Comment

  1. Arsyeja e vërtetë është që kjo shkrimtare është futur në listat famëkeqe të LGBT-istëve mqs i shpëtoi padashje që koncepti mashkull dhe femër është koncept biologjik. Kërkoi të dinte si quheshin njerëzit që kanë menstruacione, mqs në një shkrim nuk kishin guxuar të përdornin fjalën grua. Që atëherë, filloi kryqëzata mediatike dhe kompania që prodhoi Harry Potter nuk guxoi ta ftonte në përvjetorin e filmit TË SAJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *