• |
ide | kryesore

Lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-drejtori Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, është liruar nga burgu.  Vendimi është marrë këtë të martë nga GjKKO. Gëllçi u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. GJKKO pranoi kërkesën e avokatit Dorian Matliaj për lirimin e tij për shkak se i ka përfunduar afati i dënimit. Ndërkohë çështja ndaj tij do të zhvillohet në Apel ku Gëllçi kërkon pafajësi.

Ish-drejtori i RTSH u arrestua disa muaj më parë, pasi bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në detyrë. Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekësh për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë.

 



3 Comments

  1. Shko dhe ha parate e vjedhura me familjen, aq burg ja vlen te besh per te mbajtur familjen ne Amerike deri sa te kesh jete. Biles mund te aplikosh dhe per Investitor strategjik diku ne fshatin tend ne Kolonje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *