• |
ide | kryesore

Bayer Leverkusen nervozohet nga kushtet e Interit: “Asnjë objektiv për të blerë Gosens”

-Instant, Sport



Një negociatë e pasuksesshme, madje e mohuar tani që Bayer Leverkusen e Inter janë cuar nga tavolinë mbi të cilën ishin letrat e Robin Gosens. Kalimi i gjermanit te Leverkusen është bllokuar, kur u duke se gjithcka ishte e kryer: zikaltrit nuk deshën të negocionin në bazë të një oferte huazimi me të drejtë blerje dhe ishin të gatshëm të diskutonin vetëm me një detyrim blerje në një transaksion total prej 30 milionësh.

Bayer nuk e ndryshoi ofertën, madje ka thënë se nuk kanë qenë kurrë të interesuar të firmosin me lojtarin. “Nuk ka asnjë ofertë nga ana e Bayer për Gosens dhe nuk kemi asnjë qëllim për ta blerë atë”. Drejtori i Bayer Leverkusen Simon Rolfes, në një intervistë me Kölner Stadt-Anzeiger, mbylli përfundimisht dyert për blerjen e Robin Gosens. Negociatat në fakt u zhvilluan, por ngecën në orët e fundit, kur Interi kërkoi detyrimin e blerjes, por formula nuk e bindi klubin gjerman.

Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi gjerman i paraqiti Interit dy zgjidhje: një shkëmbim me 22-vjeçarin holandez Mitchel Bakker, ish-Ajax dhe PSG me vlerë 20 milionë euro, ose një huazim me të drejtë blerje. Zikaltrit deri më tani i kanë refuzuar të dy propozimet: Marotta kërkonte një hua të rëndë prej 2/3 milionë plus një detyrim blerje prej 28 milionësh. Inter madje kishte identifikuar edhe zëvendësuesin: bëhej fjalë për Borna Sosa, një anësor i majtë kroat i lindur në Shtutgart në vitin 1998.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *