• |
ide | kryesore

“Nuk është një skuadër eksperte”: Colella e quan Partizanin të pa mësuar me administrimin e vendit të parë

-Instant, F1, Sport



“Euforia? Ky është vërtet një problem. Nuk është një skuadër eksperte që të mund të menaxhojë situata të tilla të kampionatit, por do të mësojmë”. Tekniku i Partizanit, Colella, e quan Partizanin të pa mësuar me kryesimin e kampionatit, duke harruar se brenda organikës aktuale ka lojtarë të të gjithë respektit që kanë njohur mirë trofetë, Hoxha e Telushi sa për shembull. Ndoshta kjo është mënyra e italianit për të mbajtur me këmbë në tokë skuadrën përpara transfertës së të dielës me Bylis, por fakt është se të kuqtë kryesojnë kampionatin me 6 pikë, edhe pa e luajtur ndeshjen e tyre të javës së tretë dhe kryesimi i kërcënohet vetëm nga kundërshtari i ndeshjes, që e ndjek me 4 pikë: “Përballemi me një skuadër të vështirë sidomos në ndeshjet që luan në shtëpi – tha Colella -. I kam ndjekur dhe janë një ekip i mirorganizuar, kanë shumë grintë. E rëndësishme është që ne ta përballojmë këtë ndeshje gjithmonë në të njëjtën mënyrë si kemi bërë deri tani. E respektojmë kundërshtarin, por ne duhet të kemi përqëndrim maksimal”.

Tekniku ka lajmëruar se ndryshimet në formacion, në krahasim me ndeshjen e dytë kundër Laçit: “Mendoj që do të kemi disa ndryshime në formacion, si rezultat i problemeve fizike. Gjithsesi nuk e di nëse do të kem gjithnjë një formacion fiks në çdo ndeshje – tentoi të përziente letrat Colella, duke u deklaruar i kënaqur edhe me merkaton që u mbyll në orët e fundit të gushtit -. “Ne prisnim vetëm një mbrojtës qendre, ai erdhi dhe mendoj që skuadra është e kompletuar dhe do të vazhdojmë përpara. Jemi të kënaqur me organikën e skuadrës dhe tashmë pres që të gjithë lojtarët të japin gjithmonë 100% e tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *