• |
ide | kryesore

Liz Truss zgjidhet kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Liz Truss është kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar. Gara ka qenë e fortë mes Liz Truss dhe Rishi Sunak, ndërsa sot Liz Truss u shpall gjithashtu liderja e re e konservatorëve. Ajo ka marrë 81,326 vota teksa rivali i saj, Rishi Sunak 60,399 vota.Ditën e nesërme ajo do të vizitojë Mbretëreshën në Balmoral, ku pritet të marrë miratimin për të formuar qeverinë e saj.

Liz Truss është zotuar të zbatojë premtimet e saj ndaj votuesve, duke thënë se partia konservatore duhet të tregojë se mund t’i përmbushë gjatë dy viteve të ardhshme. Ajo tha se ka një “plan të guximshëm” për të ulur taksat dhe për të rritur ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.



3 Comments

  1. Sot Britania e Madhe zgjodhi zonjen Truss si Kryeministre, ndersa ne Manchester do te flase Megan Markell ne samitin e liderave te rinj “One young world”.

    Dalja e ketyre figurave ne rradhen e pare te politikes britanike deshmon krizen e saj pas katrahures Boris Johnson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *