• |
ide | kryesore

Zbulime të reja mbi Pogba: dy persona e kanë kërkuar në Continassa, i kanë kërcënuar edhe mamanë

-Instant, Sport



Yeo Moriba, mamaja e Paul Pogba, u kërcënua në korrik, në shtëpinë e saj, nga disa persona që pretendonin se e kishin mbrojtur djalin e saj “nga ata që i donin të keqen” dhe që në këmbim i kishin kërkuar lojtarit të Juventusit 13 milionë euro. Këtë e ka bërë të ditur ‘Franceinfo’, duke zbuluar detaje të reja nga raporti i marrjes në pyetje të Pogbas në gusht, mbi rastin e tentativës për zhvatje, viktimë e së cilës ai pretendon se është. Banditët “pretendojnë se do të zbulojnë një kasetë që tregon se Pogba ka paguar një njeri të shenjtë për të bërë një magji mbi Kylian Mbappé”. Ky episod ka bërë që menaxheroja e lojtarit të Juventusit, Rafaela Pimenta, të kërkonte mbrojtje për mamanë e tij nga oficeri i sigurisë së ekipit francez, Mohamed Sanhadji. Edhe ky i fundit është dëgjuar nga hetuesit.

Sipas raportimeve nga burime hetimore franceze për Associated Press, Pogba i ka paguar 100 mijë euro grupit ku përfshihej edhe vëllai i tij Mathias. Sipas transmetuesit publik francez Bfm, futbollisti ka bërë pagesën në prill, pasi është kërcënuar nga persona të maskuar dhe të armatosur në një apartament në Paris, ndërsa ishte në Francë për ndeshjet e kombëtares.

Akuza u bë publike pasi Mathias Pogba postoi një video dhe një postim në Twitter, duke kërcënuar se do të shpërndajë “zbulime shpërthyese” për vëllain e tij dhe një yll tjetër francez, Kylian Mbappé, ndaj të cilit mesfushori dyshohet se ka bërë një ‘macumba’, gjë që është mohuar nga lojtari.

Për këtë çështje është hapur edhe një hetim nga Prokuroria Publike e Torinos. Hipoteza e krimit mbi të cilën punojnë magjistratët është zhvatje e rënduar nga përdorimi i armëve. Hetimi nisi pas ankesës së 16 korrikut nga kampioni francez, i cili tregoi se si dy ditë më parë dy francezë ishin paraqitur pranë stadiumit Allianz, në hyrje të fushës Continassa ku stërvitet Juventusi, duke kërkuar ta takonin. Një person i tretë ishte duke pritur në makinë. Por lojtari i tha sigurisë që të mos i linin të kalonin dhe t’i largonin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *