• |
ide | kryesore

Foshnja e ‘Nevermind’ humbet gjyqin kundër Nirvana: Nuk ka pornografi

F1, Paparazzi



Një gjykatë federale në Kaliforni ka hedhur poshtë një padi që pretendon se vepra artistike e kopertinës së albumit “Nevermind” të grupit rok Nirvana të vitit 1991 përbënte pornografi për fëmijë.

Spencer Elden, 31 vjeç tashmw, i cili u shfaq i zhveshur në kopertinën e albumit si foshnjë, e paditi grupin për “shfrytëzim seksual të fëmijëve për qëllime tregtare”.

Megjithatë, padia e tij u rrëzua të premten kur një gjykatës vendosi që Elden kishte paraqitur ankesën e tij pas skadimit të statutit 10-vjeçar të kufizimeve.

“Rrjedhimisht, veprimi i paditësit do të hidhet poshtë pa leje për të ndryshuar,” tha Fernando M. Olguin, Gjykatësi i Qarkut i Shteteve të Bashkuara për Qarkun Qendror të Kalifornisë, në një vendim të marrë nga CNN.

Avokati i Elden tha për CNN se ka në plan të apelojë.

Kopertina e “Nevermind”, në të cilën u shfaq foshnja Elden, duke notuar nën ujë, me sytë e ngulur në një kartëmonedhë dollari, është kthyer në një nga imazhet më të qëndrueshme në muzikën rock.
Në ankesën fillestare, të paraqitur më 24 gusht 2021, avokatët e Elden thanë se imazhi ishte pornografik dhe se ai ka pësuar “dëmtime të përjetshme” si rezultat i përfshirjes së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *