• |
ide | kryesore

Nasri sulmon Pogba te besimi: “Nëse je mysliman i beson Allahut, jo një shtrigani”

-Instant, Sport



Çështja Pogba vazhdon të krijojë zhurmë dhe jo vetëm në Francë. Në të njëjtën kohë kur u njoftua se lojtari i ishte nënshtruar meniskektomisë, një tjetër lajm po përhapej mbi tentativën e shantazhit të ish-miqve të fëmijërisë së lojtarit dhe vëllait të tij Mathias. Mesfushori i Juventusit, në fakt, e ka pranuar se kishte paguar një magjistar, si akuzohej nga i vëllai, por jo për të hedhur një mallkim te shoku i tij i kombëtares Kylian Mbappé.

Gjatë një marrje në pyetje që daton në muajin gusht, siç raporton Info France, 29-vjeçari ka raportuar se, në fakt, i kishte paguar një shumë parash një shamani, por gjithashtu saktësoi se paratë ishin të destinuara për një shoqatë që mbështet fëmijët në Afrikë. Prandaj kjo gjë nuk ka asnjë lidhje me kampionin e PSG-së. Versioni i tij, megjithatë, nuk i bindi të gjithë. Shumë komente janë bërë nga tifozët në rrjetet sociale, mes të cilëve edhe kritika. Spikat ai i Samir Nasrit, i cili shprehu gjykimin e tij shumë të rëndë për këtë çështje.

Ish-futbollisti ka futur në lojë fenë dhe e bëri të qartë se nuk e besonte versionin e mesfushorit: “Paul Pogba është në kontradiktë. Ai është i besimit mysliman. Nëse duhet të mbrohesh nga diçka, ti mbështetesh tek Allahu, sigurisht jo tek një shtrigan”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *