• |
ide | kryesore

‘Letra sekrete’ e Mbretëreshës Elizabeth që nuk mund të hapet deri në vitin 2085

-Instant, Paparazzi, Slider



Mbretëresha Elizabeth II u shkroi një letër qytetarëve të Sidneit që mund të hapet vetëm në vitin 2085, sipas MailOnline.

E shkruar në nëntor 1986 gjatë vizitës së saj shtetërore, mbretëresha e ndjerë urdhëroi në udhëzimet e saj drejtuar Lordit të Bashkisë së Sidneit: “Përshëndetje. Në një ditë të përshtatshme për t’u përzgjedhur nga ju në vitin 2085 , ju lutem hapeni këtë zarf dhe përcillni qytetarëve të Sidneit mesazhin tim për ta.”

Për gati 36 vjet, letra e vulosur ka qenë e mbyllur në kasafortën e ndërtesës së Mbretëreshës Victoria, e cila u inaugurua në 1898 për të festuar jubileun e diamantit të Mbretëreshës Victoria. Sipas medias, shënimi  “ndodhet brenda një kuti xhami në një zonë të kufizuar dhe askush nuk e di se çfarë thotë letra, madje as stafi personal i Mbretëreshës”.

Elizabeth, e cila u bë mbretëreshë në vitin 1952, e vizitoi Australinë 16 herë – herën e parë vetëm dy vjet pasi u kurorëzua. Ajo ishte vetëm 27 vjeçe – dhe monarkja e parë në fuqi që vizitoi Australinë./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *