• |
ide | kryesore

Meghan Markle flet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth

-Instant, Paparazzi, Slider



Meghan Markle ka thyer heshtjen e saj për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

“Ndihem me fat që e kam njohur”, tha Meghan për Variety. “Jam vërtet mirënjohëse që kam qenë në gjendje të jem me burrin tim për ta mbështetur atë gjatë asaj kohe,” vazhdoi ish aktorja. “Ajo që është kaq e bukur është të shikosh trashëgiminë që gjyshja e tij mundi të linte.”

Markle e quajti Elizabeth “shembulli më i ndritshëm i  lidershipit femëror”, duke shtuar, “Ndjej mirënjohje të thellë që kam qenë në gjendje të kaloj kohë me të.”

Harry iu bashkua familjes mbretërore në mëngjesin e 8 shtatorit pasi dëgjoi lajmin se shëndeti i saj po rëndohej. Markle nuk shkoi me të në atë kohë. Sipas burimeve,mbreti Charles III thuhet se tha se prania e saj nuk do të ishte “e drejtë”. Në vend të kësaj, ajo mbeti në Londër.

Cifti nderuan gjyshen  dy ditë më vonë duke u bashkuar me Princin William dhe Kate Middleton. Ata u panë duke përshëndetur  fansat dhe duke lënë lule në një memorial jashtë kështjellës Windsor në Angli. Harry dhe Meghan Markle të cilët u martuan në maj 2018 dhe kanë djalin 4-vjeçar Archie dhe vajzën 1-vjeçare Lilibet – lanë detyrat e tyre mbretërore dhe u transferuan në Kaliforni në fillim të vitit 2020. Dyshja u takua për herë të fundit me mbretëreshën gjatë festimeve të saj të Jubileut Platinum në qershor./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/12/meghan-markle-flet-per-shendetin-mendor-harry-me-shpetoi/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *