• |
ide | kryesore

Meghan Markle flet për shëndetin mendor: Harry më shpëtoi

-Instant, Paparazzi, Slider

Meghan Markle ka folur së fundmi për problemet me shëndetin mendor.


Në podcastin e saj, Archetypes,  Dukesha e Sussex diskutoi sesi Princi Harry e ndihmoi atë të kalonte “pikën më të keqe” të jetës së saj. Ish aktorja zbuloi se si ai  i dha asaj një referim për një këshilltar të shëndetit mendor.


“Burri im kishte gjetur një person që unë ta telefonoja. Dhe unë e mora këtë grua, dhe ajo nuk e dinte që do e telefonoja “,tha Markle. “Ajo mund të dëgjonte gjendjen e tmerrshme në të cilën isha unë. Por unë mendoj se është për të mirën tuaj që të jeni të sinqertë për atë që ju nevojitet dhe të mos keni frikë dhe të bëni paqe me këtë.”

Markle dhe Harry folën për problemet e tyre të shëndetit mendor në një intervistë me Oprah Winfrey vitin e kaluar. Çifti zgjodhi të bënte një hap prapa nga familja mbretërore në janar 2020 dhe u transferuan në Montecito, Kaliforni me fëmijët e tyre Lilibet dhe Archie.

Në bisedën me Oprah, Meghan tregoi se si kishte mendime për vetëvra8je. “Më vinte turp ta thosha atë në atë kohë dhe më vinte turp që duhej t’ia pranoja Harry-t për shkak të humbjes që pësoi”, rrëfeu ajo.

“Por e dija që nëse nuk e thosha do ta bëja. Thjesht nuk doja të isha më gjallë”, vazhdoi Markle. “Ky ishte një mendim shumë i qartë dhe i frikshëm, i vazhdueshëm.”/Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.