• |
ide | kryesore

MMA, humb ‘Spartanin’ e saj, në moshën 34 vjeçare: atleti i parë në SHBA me leje për substanca të ndaluara

-Instant, Sport



Një lajm i hidhur tronditi botën e arteve marciale mikse paraditen e sotme. Elias Theodorou, një kanadez me origjinë greke, u nda nga jeta në moshën 34 vjeç, i goditur nga një tumor në mëlçi: i njohur si “Spartani” për pamjen e tij, për 5 vjet ai ishte një nga peshat e mesme të shquara në Ufc, ku mbërriti në 2014 duke triumfuar në reality show The Ultimate Fighter dhe luftoi 11 duele duke fituar 8.

BETEJA – Ai kishte luftuar për herë të fundit në dhjetor, në një federatë të vogël në Kolorado, duke fituar. Përveç rekordit të tij në MMA (19-3) dhe paraqitjeve të tij mes pasarelave të modës, filmave dhe reality, Theodorou mori faqet e para të mediave në vitin 2020 duke u bërë atleti i parë ndonjëherë në Amerikën e Veriut që i lejohej autorizimi terapeutik i kanabisit: e përdorte për të qetësuar dhimbjet e shkaktuara nga një neuropati, sepse në një aksident ai kishte thyer dorën e majtë në disa vende. Gjatë procesit të marrjes së trajtimit, që e lejonte të vazhdonte stërvitjen dhe luftimin, ai ishte bërë një nga aktivistët e parë në këtë çështje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *