• |
ide | kryesore

Vranësira, por jo reshje, moti ditën e sotme

-Instant, Lajme, Të fundit



Territori shqiptar do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku paraditja do të ketë kthjellime në ultësirën perëndimore dhe vranësira të pakta në zonat malore. Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja i bëjnë më të dukshme vranësirat, por nuk do të mund të sjellin reshje shiu në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.

Era do të fryjë në det mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të përfshihet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike duke sjell në orët e para të mëngjesi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por mesdita sjellë dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit. Pritet që pasditja dhe orët vijuese të kenë kalime të lehta të vranësirave.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut  do të jetë gjatë paradites me kthjellime të shumta dhe kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore. Parashikohet që pas mesdite  vranësirat përkohësisht të bëhen më të dukshme, por nuk do të gjenerojë reshje.

Rajoni dhe Evropa

Anglia, Qendra dhe pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Ndërsa brigjet e Detit të Zi dhe Gadishulli Iberik paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin rrebeshe shiu. Po ashtu me reshje shiu do të jenë vendet Nordike dhe Evropën Lindore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *