• |
ide | kryesore

Zac Efron reagon pas aludimeve për operacion plastik

-Instant, Paparazzi, Slider



Zac Efron ka folur për transformimin e fytyrës së tij një vit pasi ndezi thashethemet për operacion plastik.

Në një intervistë për Men’s Health, Zac zbuloi se ai theu nofullën e tij ndërsa vraponte në shtëpi me çorape.

Efron tregoi se rrëshqiti dhe u përplas në një shatërvan graniti dhe i ra të fikët. Kur erdhi në vete, nofulla “i ishte varur” dhe ndërsa shërohej, iu enjt e gjithë fytyra.

Aktori, më pas, bëri terapi fizike për ta kthyer nofullën në normalitet.

Fansat vunë re fillimisht fytyrën e transformuar të tij në prill 2021, gjë që çoi në spekulimet për operacion.
Muajin pasues, miku i tij Kyle Sandilands mohoi që Efron të kishte bërë ndërhyrje.

Ndërkohë Zac pranoi se muskujt e tij u bënë “me të vërtetë të mëdhenj” vitin e kaluar kur ai ndaloi terapinë fizike./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *