• |
ide | kryesore

Flet nëna e të riut të vrarë në Shkodër: Ishte besimtar, faji i vetëm se kishte kushërinj me precedentë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Nënë e Erjon Xhenjes ka folur për mediet lidhur me vrasjen e djalit të saj më 18 shtator 2022 në qytetin e Shkodrës brenda një lokali. Ajo shprehet se jeta djalit të aj i është marrë në mënyrë të padrejtë dhe se fatkeqësia e djalit të saj ishte vetëm që kishte kushërinjtë me precedentë penalë. Ai shton se portalet po e godasin padrejtësisë për herë të dytë djalin e saj duke shtuar se ai ishte një student i mirë dhe një djalë i mirë e besimtar.


“Jam Elvira Xhenje, nëna e të ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra në Shkodër me datë 18.09.2022. Vrasja e djalit tonë ka qenë një tronditje e madhe për familjen tonë, por jo vetëm. Dhimbjen për djalin tim e kam parë në sytë e gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë veten e tyre, sesi një fëmijë të pafajshëm i merret jeta me pa të drejtë. Dhimbjen për Erjonin e kam parë në sytë e të rinjve që e kuptojnë sesa e pasigurtë dhe e pa vlere është jeta në Shqipëri. Fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjtë e tij janë me precedentë penalë. Ky fakt i dha të drejtën dorës kriminale që t’ia marre pa mëshirë jetën djalit tim.


Ky fakt i dha të drejte portaleve që ta godasin për herë të dytë Erjonin duke cenuar dinjitetin e tij me informacione të pavërteta dhe duke trazuar shpirtrat e familjareve serish. Erjon Xhenje ka qenë student i degës fizioterapi. Ka qenë një i ri me angazhime në jetën personale dhe shoqerore. Erjoni është edukur me vlera dhe i ka manifestur në familje dhe në rrethin e tij të pastër shoqëror. Kërkoj nga shteti drejtësi për djalin tim. Kërkoj gjithashtu që familja ime të merret në mbrojtje pasi ndihemi të pambrojtur. Erjoni ka qenë një djalë besimtar. Jam e sigurtë që ai është lule në xhenet. Allahu e pastë në mbrojtje pasi në këtë jetë ka padrejtësi.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.