• |
ide | kryesore

Vendimi për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit/ Reagimi: Do t’i shkojmë deri në fund rrugës ligjore

-Instant, Lajme, Të fundit
Vendimi për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit



Përfaqësuesit ligjorë të kolegjeve “Turgut Ozal”dhe kopshtit “Zübeyde Hanım” kanë reaguar pas vendimit për të mbyllur institucionet e tyre. Kujtojmë se ministrja e Arsimit, Kushi përdori pretekstin se institucioni ka bërë një sërë shkeljesh ligjore.

Ndërkohë përmes një deklarate për shtyp, drejtuesit e këtij institucioni arsimor bëjnë me dije se shkak për këtë vendim është bërë ndryshimi i vendndodhjes së kopshtit. Ata tregojnë se muajt e fundit, institucioni ishte bërë objektiv i inspektimeve pa fund nga ana e inspektorëve të arsimit. Zyrtarët e “Zübeyde Hanım” shprehen se në raportet e inspektimit konstatohet se ky kopsht përmbush të gjithë kriteret e ligjshmërisë. Po ashtu është lënë rekomandim nga inspektorët marrja e miratimit për ndryshimin e vendndodhjes së kopshtit. Kjo procedurë ka gjetur mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë të Shoqërisë “Turgut Ozal” për ta zbatuar.

Në reagim, zyrtarët hedhin dyshime të forta mbi qëllimet e vërteta të mbylljes së shkollave. Sipas tyre, kjo situatë nuk ka të bëjë me plotësimin e standardeve, pasi ambientet e kopështit janë ndër më modernët. Në zbatim të rekomandimeve, kopshti jopublik “Zubeyde Hanim” në mënyrë të përsëritur ka aplikuar për marrjen e miratimit duke filluar muaji shkurt. Megjithatë kjo procedurë është refuzuar nga MAS. Inspektimet kanë ardhur pasi autoritetet kanë vendosur mbylljen e kopshtit. Kështu duke mos i miratuar ndryshimin e vendit të aktivitetit kanë gjetur një artificë për të mbyllur aktivitetin.

Lexo më tej: Zyrtare/ Rama i bën tjetër dhuratë Erdoganit, mbyllet shkolla “Mehmet Akif Ersoy”

Duke refuzuar çdo lloj situate fakti të tillë nisur nga situata jashtë apo presionet nga jashtë, kopshti jopublik “Zubeyde Hanim” bën me dije se ka depozituar të gjithë dokumentacionin pranë Gjykatës përkatëse për anulimin e këtij Urdhri, si dhe ka njoftuar të gjitha institucionet e interesuara vendase dhe të huaja për situatën e krijuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *