• |
ide | kryesore

Ku humbi prodhimi i heceve private

-Instant, 2, Ide
ola xama



Të dhënat e gjysmës të parë të vitit tregojnë se 56% e energjisë në vend është prodhuar nga hidrocentralet privatë. Konkretisht, Kaskada e Drinit ka prodhuar 1.65 Terravat orë dhe hecet e vogla 2.07 Terravat orë. Kërkesa nga OSHEE për të plotësuar konsumin për klientët tariforë ishte 2.5 Terravat orë. Energjia e prodhuar në vend do të plotësonte tërësisht nevojën për konsum duke përfshirë edhe humbjet në rrjet.
Por sipas të dhënave financiare të KESH, e gjithë diferenca që nuk është plotësuar nga hidrocentralet privatë, 0.76 Terravat orë, është importuar. Ky operacion i ka kushtuar një faturë 175 milion euro vetëm për pjesën e parë të vitit.

Nëse parashikimet për prurjet në Kaskadën e Drinit do të shkojnë sipas skenarit bazë të KESH, nevoja për mbështetje buxhetore bashkë me çmimin e rritur llogaritet të shkojë në 450 milion euro për të gjithë vitin. Në fund të vitit të kaluar Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për shpalljen e emergjencës në sektorin e energjisë. Në asnjë rresht të këtij vendimi energjia e prodhuar nga hidrocentralet privatë nuk konsiderohet si një detyrim shitjeje sipas marrëveshjes që tregtarët kanë me OSHEE.

Vitet e shkuara prodhuesit privatë të energjisë elektrike kanë qënë një barrë shumë e rëndë për buxhetin e OSHEE, e cila u blinte energjinë me një çmim të subvencionuar në mënyrë që të siguronin fitim. ERE vendosi që çmimi që këta tregtarë duhet t’a shesin energjinë këtë vit të jetë 70 euro/MWh, tarifë që siguron norma të mira fitimi. Sot mbetet e paqaratë se ku ka shkuar energjia e prodhuar nga këto hidrocentrale dhe nëse klienti kryesor i tyre ka qënë KESH?

Të premten, Enti Rregullator i Energjisë miratoi rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorin fundor për fashën mbi 800 kwh në 42 lekë/kwh pa tvsh. Të gjithë barrën me sa shihet do t’a mbajë konsumatori: një pjesë e parave (450 milion euro) do të jepen nga buxheti i shtetit, një pjesë nga tarifa e rritur e cila planfikohet të jetë po ashtu me fasha edhe për vitin e ardhshëm (sipas planit ekonomik që ka dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë KESH) dhe një pjesë do të prodhohet nga burimet natyrore të Kaskadës së Drinit.

Hidrocentralet privatë përveçse kanë arritur të sigurojnë fitime nga kontratat e shitblerjes së energjisë elektrike nga OSHEE vitet e kaluara, duhet të kenë detyrim publik që një pjesë të caktuar të energjisë (përqindje e prodhimit të secilit) t’ia shesin kompanive publike të energjisë, pasi jo vetëm që situata është emergjente, por po ashtu fitimet e tyre sigurohen nga paratë e publikut shqiptar dhe energjia prodhohet me burimet hidrike të shqiptarëve.

Asnjë fjalë nga qeveria për detyrimin e këtyre bizneseve për zbatimin e marrëveshjes që kanë me OSHEE, për detyrimin e tyre në kohë krize për të shitur energjinë me një çmim të arsyeshëm kompanive që furnizojnë konsumatorin, apo për mbajtjen e një skenari normal fitimi si detyrim dhe rregull që kanë përgjithësisht të gjitha kontratat koncesionare. Qeveria dhe tregtarët e hec-eve mund të flasin gjithë ditën për rregullat e tregut të lirë, por këto rregulla duhet të na i tregonin edhe atëherë kur OSHEE detyrohej t’i blinte energjinë dhe fitimet e tyre llogariteshin te fatura e energjisë që u shkonte në shtëpi qytetarëve!

*Marrë nga Facebook i autores Ola Xama



6 Comments

  1. E thjeshte, kane shkuar atje ku pagesa eshte me e larte, ne tregjet europiane.

    Shqiperia nuk ka nevoje te importoje asnje llampe energji elektrike me potencialin qe ka, madje nuk ka nevoje as per tec me gaz e as me bitum lundrues.

    Pa llogaritur potencialin diellor te ketyre trojeve, por qe bllokohet dhe nuk liberalizohet si treg, ka me mijera hektare toke djerre prej ish kenetave, ndotjese se impjanteve kimike dhe industriale te diktatures qe mund te mbushen me panele…

    1. Para se te maresh mundimin per te shkruar nje artikull informohu nje here, pyet persona qe marin vesh nga kjo pune.
      Si fjithmone injoranca mbizoteron ne Shqiperi, si nga ana e Lapsit qe boton pacavure te tilla ashtu dhe nga ana e Oles qe shkruan per gjera qe nuk ja ka idene fare.
      Problemi me hecet e vogla eshte se kur i dha koncesionet Berisha, domethene ja shiti kundrrejt korrupsionit te majme, kontratat u bene ne forme te tille qe popullit ja zhyti deri ne rrez.
      Keshi kishte detyrim tia blente energjine heceve me nne cmim minimal te paracaktuar, pavarsish se ne burse cmimi mund te ishte me i vogel, pavarsisht se ne mund te mos kishim nevoje per energjine e tyre, gjithsesi ishim te detyruar ta blenim. Nga ana tjeter Hecet private nuk jane te detyruara tia sbesin energjine Keshit, por mund tia sbesin kujt te duan ne tregun nderkombetar.
      Kete peshqesh na la ky shkerdhati Berisha, qe tani del dhe na ben si burr i mir. Nga ana tjeter Rama merr pjesen e vet te rrushfetit dhe nuk po ben asgje per te rregulluar situaten.
      Po te doj qeveria u ndalon heceve eksportin, por ky plera nuk e bene nje gje te tille se nuk i intereson.

  2. Jemi popull i ditur:
    Të bisedosh me një mekanik të tregon si gatuhet një biftek; kur ulesh të pish kafe me një kuzhinier nuk lë njeri të flasë për markat e makinave; me një mesues letërsie të flet për naftën e Shpiragut veç si shkruhet mirë se vini… nuk ta thotë; një …. që s’ka punuar një ditë në jetë, të tregon si duhet punuar!!!
    Për energjinë elektrike jemi të gjithë “ekspertë”,… është lëvizje pozitronesh-thotë gjeologu që u bë drejtor i KESH,,, dikur.
    Kush fyen e di vetë se ç’thotë edhe për këtë populli ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *