• |
ide | kryesore

E vërteta e romancës së Brad Pitt me Emily Ratajkowski

-Instant, Paparazzi, Slider



Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski janë përfolur së fundmi për një romancë dashurie.  Aludimet nisën në fillim të këtij muaji pas ndarjes së modeles nga Sebastian Bear-McClard.

Mirëpo, një person i brendshëm i Hollywood ka treguar për ‘Page Six’ se dyshja kanë dalë disa herë së bashku, por nuk janë cift. “Njerëzit kanë spekuluar për këtë për një kohë. Brad nuk po takohet me askënd. Ata janë parë disa herë së bashku”, u shpreh burimi. Është e paqartë se kur përfunduan takimet mes aktorit  dhe modeles.Një burim pohoi për OK! Revista në fund të gushtit se “Pitt i kërkoi të dilte, dhe ajo tha po. Emily mendon se Brad është  i lezetshëm”.

Aktori është ende duke kaluar nëpër divorcin e tij të diskutueshëm nga Angelina Jolie, ndërsa Ratajkowski po divorcohet nga Bear-McClard, pasi ai dyshohet se e tradhtoi atë.

Brad ka ndezur më parë spekulime mbi jetën e tij të dashurisë pas Jolie. Ai thuhet se ka qenë në një rmarrëdhënie me këngëtaren Lykke Li,  Alia Shawkat dhe aktoren Andra Day. Page Six konfirmoi në vitin 2020 se kishte patur gjithashtu një lidhje të shkurtër me modelen Nicole Poturalski./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/09/23/brad-pitt-tashme-me-nje-linje-per-kujdesin-ndaj-lekures/

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *