• |
ide | kryesore

Dr.Dre reagon ndaj pjesëmarrjes së Rihanna në Super Bowl

-Instant, Paparazzi, Slider



Dr.Dre ka reaguar së fundmi ndaj lajmit se Rihanna do të performojë në Super Bowl LVII.

Reperi ndau emocionet e tij me Ebro Darden në Apple Music 1. Oh, zot. Më lejoni t’ju them diçka,” tha ai. “Sapo mora lajmin se Rihanna do ta bëjë këtë, dhe unë jam një super fans i saj . Nuk mundem. Prisni të shihni se çfarë do të bëjë ajo.”

Dre,i cili ishte pjesë e grupit të interpretuesve për shfaqjen e pjesës së parë të shkurtit 2022 – ku përfshiheshin  Snoop Dogg, Mary J. Blige, Eminem, Kendrick Lamar dhe 50 Cent – reflektoi për kohën e tij në skenën e Super Bowl, duke ndarë disa këshilla për Rihanna.

“Bashkëpuno me njerëzit e duhur dhe argëtohu,” tha ai. “Duhet të sigurohesh që ke njerëzit e duhur krijues rreth teke. Ajo mund të dëshirojë të shikojë disa nga njerëzit që ne bënim shfaqjen tonë.” Ai shtoi se u deshën rreth 3000 njerëz për të realizuar performancën 13 minutëshe.

“Ajo ka mundësinë të na e kalojë ,” shtoi ai.

Dr.Dre gjithashtu zbuloi se shfaqja e tij e pjesës së parë në Super Bowl ishte emocionuese duke thënë: “Nuk e di nëse kam qenë ndonjëherë kaq nervoz më parë.”

Super Bowl LVII do të zhvillohet më 12 shkurt 2023 në State Farm Stadium në Glendale, Arizona./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/26/rihanna-rikthehet-ne-skene/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *