• |
ide | kryesore

Dyshimet për vrasjen në Pukë, pazaret e drogës

Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Zbardhen të tjera detaje për vrasjen e 44-vjeçarit Pjetër Kola nga Lezha në Qafë-Qele të Pukës. Burimet thanë se pista kryesore është ajo e prishjes së pazareve për lëndë narkotike.

Për vrasjen janë shoqëruar në komisariat 4 persona. Dy prej personave e shoqëruan Kolën në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës. Por nuk ndihmuan në zbardhjen e shkakut të vrasjes, pasi u morën në pyjete dhe më pas u lanë të lirë.

Policia po vazhdon kërkimet për gjetjen e autorit që u identifikua një ditë pas vrasjes, Martin Përgjinin alias Anton Përgjini nga Lezha. Ai është në kërkim si autor i dyshuar të vrasjes së 44-vjeçarit mbrëmë në Pukë. Nuk dihen ende më shumë nëse ka pasur konflikt të drejtpërdrejt mes viktimës dhe autorit.

Kola u vra mbrëmjen e 27 shtatorit me një plumb në bark. Ai i dërgua i plagosur nga i vëllai dhe një person tjetër në Qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Më pas mjekët e nisën për në spitalin e Shkodrës, ku dhe ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Lexo më tej: Ekzekutohet 44-vjeçari në Pukë, mister rrethanat 

Lexo më tej: Eleminimi i Pjetër Kolës në Pukë, shpallet në kërkim autori 

Lexo më tej: “A do të kemi një 24 orësh pa vrasje”, Rama: Jo vetëm që s’ndodhin çdo ditë, por janë përgjysmuar 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *