• |
ide | kryesore

Bora Zemani rrëfen nëse është penduar që takoi Donaldin në “BBVIP”

-Instant, Paparazzi, Slider



Bora Zemani ka folur  së fundmi për situatën e krijuar me Donaldin në “Big Brother”.

Gjatë emisionit  “Më lër të flas” , Bora tregoi se u detyrua të futej brenda pasi Semi dhe Donaldi po përfliteshin për një lidhje.

” I kisha thënë edhe Semit që mos më kërkoni sepse nuk vij në “Big Brother.” Ishte situata që ishte krijuar aty brenda. Unë  po komentohesha nga të dy.  Po komentohej edhe për një lidhje mes tyre. Unë nuk mund ta lejoja dhe vetëm unë mund ta sqaroja. Produksioni më mori dhe më thanë që t’i bëj një surprizë Semit. Hyra dhe pjesa tjetër ishte pjesë e paplanifikuar. Më pyeti produksioni nëse dua ta takoj Donaldin edhe iu kam thënë “jo”. Por,  nëse Donaldi kërkonte të më takonte mua unë do ta mbështesja”, u shpreh moderatorja.

E pyetur nga Romeo nëse ishte penduar që e takoi Donaldin , Bora rrëfeu se duhet ta kishte menduar më mirë.

“Nuk di të them a jam penduar apo jo, por ndoshta duhet ta kisha menduar më gjatë nëse duhej  ta takoja. Nëse do isha në atë moment prap po do thoja, por nëse më pyet sot, do thoja jo, duke e parë se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit, Po ta dija sesi do shkonte e gjithë historia.  Ka qenë e vështirë se ishte në sy të publikut, dhe u komentuan shumë gjëra personale. Takimi mes nesh ishte shumë i sinqertë pa e kuptuar sa shumë impakt do të kishte në publik”,deklaroi ajo.  /Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/28/konfirmohet-zyrtarisht-ribashkimi-i-bores-dhe-donaldit-fotot/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *