• |
ide | kryesore

SPAK kërkon 12 vite burg për ish-truprojën e Saimir Tahirit

-Instant, Lajme, Të fundit
hekuran marku



SPAK ka kërkuar 12 vite burg për Hekuran Markun, ish-truproja i Saimir Tahirit. Marku akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkimi përfundimtar shkon në 8 vite burg. Marku u arrestua gushtin e kaluar në Gjermani në operacionin anti-drogë “Shpirti”, pasi ishte shpallur në kërkim.

Përveç tij, në hetim është edhe truproja tjetër, Agustin (Paul) Deda, i arrestuar në Francë. Deda ka kërkuar azil politik në Francë dhe kërkesa e tij po shqyrtohet nga autoritetet vendase. Ndërkohë Shqipëria kërkon që të ekstradohet.

Marku dhe Deda akuzohen se gjatë kohës që kanë shërbyer si truproja të ministrit Tahiri kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë. Përfshirja e tyre në trafikun e drogës ka dalë nga dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë. Ata kanë rrëfyer në Bari për rrjetin e trafikut nga Shqipëria drejt Italisë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *