• |
ide | kryesore

Qëlloi ndaj të ish-të dashurës dhe familjarëve të saj, 10 vite burg për shqiptarin në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



22-vjeçari shqiptar Ibrahim Rudi, që qëlloi 18 herë me kallashnikov në drejtim të ish-të dashurës së tij dhe partnerit të saj të ri, është dënuar me 10 vite burg. Si ish-e dashura, po ashtu edhe partneri i saj dhe të pranishmit arritën të shpëtonin mrekullisht nga plumbat. Gjykata e Leçes ka dhënë masën e sigurisë për të riun. Gjyqtari e dënoi të pandehurin për veprën penale të vrasjes së shumëfishtë të mbetur në  tentativë. Ai përjashtoi rrethanën rënduese të paramendimit. Rudi u lirua nga akuza e posedimit të armëve luftarake dhe u dënua për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën mes 9 dhe 10 gusht të vitit 2021. I riu shqiptar lëshoi një breshëri kallashnikovi në një grup prej 6-7 personash, ku ndodhej ish-e dashura e tij, partneri i saj i ri, motra, kushërira dhe miqtë të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *