• |
ide | kryesore

Atentat ndaj shqiptarit në Itali, qëllohet me armë zjarri 7 herë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Vittoria, në provincën e Raguzës. Shqiptari i cili rezulton i ligjshëm në shtetin italian me leje qëndrimi të rregullt në territorin e Vittoria-s, u godit gjatë natës me 7 të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në një fshat midis Vittoria dhe fraksionit Pedalino të Comiso.

Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin në urgjencën e spitalit Guzzardi di Vittoria. Gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *