• |
ide | kryesore

Grupi i Bashës hedh një hap drejt Berishës: Kemi mandatuar Bardhin për të kontaktuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
PD



Grupit parlamentar i Partisë demokratike nga ana e Bashës përmes një njoftimi bën me dije se deputetët janë shprehur për të gjetur format e bashkëpunimit në parti.

Në njoftim thuhet se zgjidhje e vetme për t’u përballur me regjimin e Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD-së.

Aty theksohet se me qëllim diskutimin e çdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar Gazment Bardhin.

Deklarata

Pas diskutimeve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët në mënyrë unanime shprehën vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar. Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD zgjidhje e vetme për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje.

Me qëllim diskutimin e çdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar z. Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar çdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës. Grupi Parlamentar i PD shpreh gatishmërinë për të nisur që sot nga puna për të gjetur modalitetet e bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet lokale.



5 Comments

  1. Nuk do kete bashkim sepse asnje nga palet nuk jane te sinqerte. Berisha eshte nona dhe baba i mashtrimit, hipokrizise, presionit, diabolik deri ne vdekje, grupi tjeter i bytheceve edhe qejfi ja ka dhe bytha sja mban. E tmerrshmja eshte se nga kjo situate perfiton krye perversi Edi Rama.

  2. Kur kujtojmë gazin helmues serb që shtriu demokratët buzë lanës
    Dhe shkopinj e bejzbollit dhe te fortët që kishin mbyllur brenda në pd për të rrahur keta jashtë ,po u bashkuan berisha do humbë shumë vota .Duke e ditur sa fituan ata në zgjedhjet e fundit ska pse e ndyn muhabetin
    Shikoni Melonin i është turre gjithe e majta europiane ,madje dhe Baideni e përmendi fitoren e saj po ajo spyt fare as doli të festojë si e tërbuar fitoren por punon fort për
    Formimin e qeverisë.
    Pd e berishës do humbë shumë po bashkëpunoi me keta spurdhjake .qe te shesin e as skuqen as zverdhen .
    Unë për vete nuk votoj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *