• |
ide | kryesore

Makina e djegur në Devoll, policia zbulon autorët, një vëlla në pranga, tjetri në kërkim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Devollit ka bërë me dije se është zbardhur ngjarja e ndodhur një natë më parë në Bilisht, ku u dogj automjeti i një 34-vjeçari.

Kështu janë, identifikohen 2 autorët e dyshuar (vëllezër) të zjarrvënies dhe është vënë në pranga njëri prej tyre dhe shpallet në kërkim autori tjetër i dyshuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 10.10.2022, në qytetin e Bilishtit, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj. Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit D. S., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.” – njofton policia.

Nga hetimi rezultoi se këta shtetas i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, në pronësi të shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Bilisht dhe për pasojë, automjeti është djegur plotësisht.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *