• |
ide | kryesore

Në makinë me Doklen dhe Reçin, lihet në burg Fatjon Murati

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Fatjon-Murati, burg,



Lihet në burg Fatjon Murati, i ndaluar të shtunën në mbrëmje pasi ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Gjykata e Tiranës i ka komunikuar sot masën e arrestit Muratit, “arrest me burg”. 

Fatjon Murati po kërkohej nga policia si bashkëpunëtor për posedim armësh me shtetasin Kristjan Gjini. Ky i fundit u arrestua me 12 korrik të këtij viti, pas sekuestrimit të një arsenali armësh në kryeqytet.

Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje për Masakrën e Fushë-Krujës.

Pasditen e së shtunës Endrit Dokle lëvizte me një Mercedes-Benz S-class të blinduar me targa bullgare. Ata u ndaluan në bulevardin “Migjeni”. Dokle ishte udhëtonte bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur.

Mjeti luksoz drejtohej nga Gentian Reçi ndërsa pasagjer në vendin e parë ishte Fatjon Murati. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim nga policia prej muajit korrik.

Lexo më tej: U arrestua në makinën e Endrit Dokles, kush është Fatjon Murati 

Ai rezultonte bashkëpunëtor i shtetasit Kristjan Gjini i arrestuar gjatë operacionit “Ruger”, ku në dy ambiente të marra me qira në një kompleks rezidencial, u zbuluan armë të ndyshme, silenciator, maska dhe radio policie. Në këtë operacion u ndalua edhe një vajzë.

Pas kontrollit, bashkëshortja e Dokles bashkë me fëmijën janë larguar me një taksi. Ndërsa Dokle bashkë me Gentian Reçin u shoqëruan në drejtorinë e policisë, ku pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.

Indrit Dokle u lirua nga burgimi i përjetshëm në janar të vitit 2020 nga gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha. Sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, Ervis Martinaj ishte gati të paguante 500 mijë euro për ta ekzekutuar atë.

Lexo më tej: Detajet e tjera që fshihen pas shoqërimit të Endrit Dokles 

Lexo më tej: Kontrolli “blic”, policia zbardh detaje nga shoqërimi i Endrit Dokles: Po vijojnë veprimet hetimore 

.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *