• |
ide | kryesore

Meta: Qeveria Rama nuk jep as një kafe në ditë për pensionistët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ilir Meta për pensionistët



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzoi qeverinë Rama se po i shpenzon paratë e buxhetit të shtetit për afera korruptive. Ai tha se kryeministri në vend të kësaj duhet të ndihmojë pensionistët. Ish-presidenti reagoi pas miratimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për dhënien nga 100 euro shtesë për pensionistët e vendit.

Lexo më shumë: Miratohet vendimi/ Qeveria e Kosovës u jep 100 euro shtesë pensionistëve për muajin tetor

“Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa konkretë për të mbështetur shtresat në nevojë për përballimin e krizës së rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë. 100 euro shtesë do të jetë shuma që do të përfitojnë  pensionistët në Kosovë gjatë muajit tetor. Po në Shqipëri? Ndihma e Qeverisë Rama për pensionistët nuk është as sa një kafe në ditë. Paratë ajo i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorët dhe koncesionet, ndërsa për  pensionistët në Shqipëri jetesa është e papërballueshme”, tha Meta.

Edhe qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi një paketë masash për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve. Paketa kapte vlerën e mbi 350 milionë euro. Nga kjo paketë përfitojnë mbi 91 mijë pensionistë do të ndihmohen me 1500 dinarë, ose 24 euro në muaj.

 



5 Comments

  1. Berisha është dhunuesi dhe përdhunuesi i votës së lirë të demokratëve, dhe po tenton të bëjë këtë makijazh për të shfaqur veten. Fituesi i zgjedhjeve është opozita, por sepse hyn në sistem. Përgatituni dhe një herë për një disfatë, karma është rikthyer dhe tani mund ta shohësh dhe në portretin e Berishës.Foli spiuni metaj salih

  2. Mos kopjo shkrimet idiote te Lorenc Varikarsngjelit ke portali Temes o Ethem Lalaj qe ste del e keqja me Saliun. Thone qe vrimen e bythes ta cane keq me shkopat e gomes dhe ti se harron dot

  3. shume shpejt dhe ky katunari i cepanit do shpallet non grata si dordoleci i vucidolit Te dy do shkojne per lesh ne Rec

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *