• |
ide | kryesore

Video/ Rregulli i faullit me dorë, Guardiola konfuz: “Nuk e kuptoj. E keni parë Inter-Barcellona?”

-Instant, Sport, Video
Guardiola



Pep Guardiola është konfuz për rregullin e faullit me dorë dhe VAR-in. Në orët e fundit është diskutuar shumë për gabimet e mundshme të arbitrimit. Në ndeshjen mes Milan dhe Chelsea, përjashtimi i Tomori ndezi një debat të ashpër, por episodi i San Siros nuk është i vetmi. Ka edhe situata të tjera që kanë shkaktuar protesta dhe polemika.

Manchester City, në ndeshjen kundër Copenhagen nuk arriti të shkojë përtej 0-0. Skuadra e teknikut Guardiola luajti për një orë me 10 lojtarë pas përjashtimit të Sergio Gomez. Megjithatë ata arritën të gjenin avantazhin falë Rodri. Megjithatë, goli u anulua për shkak të një prekje aksidentale me dorë të topit nga Riyad Mahrez.

Arbitri, pasi shqyrtoi veprimin në VAR, e anuloi golin e Mahrez për prekje me dorë të topit. Një vendim që shkaktoi shumë diskutime. Pep Guardiola, pas ndeshjes është pyetur për episodin dhe tregoi se është mjaft i hutuar. I pyetur nëse e kupton se çfarë parimesh përdoren për të sanksionuar prekjet me dorë, ai nuk pati dyshime: “Jo”.

REAGIMI

Katalanasi më pas pranon se nuk e kupton rregullin dhe përmend dy shembuj për të mbështetur tezën e tij. Trajneri iu referua vendimit të arbitrit të ndeshjes Inter-Barcelona javën e kaluar dhe atij të ndeshjes Liverpool-Arsenal në fundjavë: “E patë çfarë ndodhi te Inter-Barcelona javën e kaluar, e patë çfarë ndodhi te Arsenal-Liverpool? Kështu që jo, nuk e kuptoj”.

Vendimi i arbitrit ka tronditur edhe ekspertët e BT Sport, por jo vetëm. Ish-mesfushori Steve McManaman ka mbetur pa fjalë: “Bota është çmendur!”. Piter Crouch, i ftuar i të njëjtit transmetues, kritikoi gjithashtu arbitrin: “Rodrit iu grabit një gol fantastik. Nëse do të isha në vendin e tij do të zemërohesha”. Dhe së fundi, Gary Lineker tha gjithashtu fjalën e tij: “Një gol i shkëlqyer nga Rodri u anulua për shkak të absurditetit të ligjit aktual të prekjes me dorë,” shkroi ai në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *