• |
ide | kryesore

Superiore, Bylis kundër statistikave ndaj Tiranës: derbi i veriut fut në ankth Vukicevic e Josën

-Instant, F1, Sport
Superiore



Java e 8 në Superiore do të luhet përsëri e ndarë në tre ditë, pavarësisht se në fillim ishte programuar ndryshe. Një raund delikat, me skuadrat që janë thirrur në cështje për të mbyllur një tur force me 3 ndeshje në tetë ditë. Përplasje që në fakt mund të ngjeshin renditjen, ose të shkëpusin edhe më tej zonën e lartë të renditjes.

Akoma në kërkim të fitores së parë në kampionat Teuta do të zbresë në fushë për të ngritur sipasin e javës në orën 15 kundër Egnatias. Të fundit në renditje, për skuadrën e Shkëmbit është emergjent reagimi, në një fushë me shkallë të lartë vështirësie.

TË DIELËN

Të dielën në orën 15 në Ballsh do të jetë një betejë e vërtetë mes Bylis e TiranësDy skuadrat janë të ndara nga një pikë, por me dëshirën për të vazhduar ndjekjen e kreut. Skuadra e Bellait shkon kundër statistikave në përballjet me Tiranën, por ka një detaj që e bën të besojë. Në 31 përballjet e fundit mallakastriotët kanë vetëm 6 fitore e 10 barazime, me bardheblutë që kanë fituar 48% të takimeve mes tyre. Çështja është se ndeshjet në Adush Muça janë shumë në ekuilibër dhe brenda mureve të shtëpisë ata kanë fituar 4 në 16 takime, duke humbur po aq. Suksesi i fundit i bardhebluve në Ballsh është 1-3 i 3 qershorit 2020. Ndërsa Bylis nuk fiton në kampionat me bardheblutë nga 2019.

SUPERIORE, JAVA E VIII

15/10/22
Erzeni 15 : 00 Kukësi
Egnatia 15 : 00 Teuta
16/10/22
Laçi 15 : 00 Vllaznia
Bylis 15 : 00 Tirana
Partizani 17 : 45 Kastrioti

Në të njëjtën orë do të zbresë në fushë edhe Laci kundër Vllaznisë. Një ndeshje që do të vlejë për të kuptuar cila prej dy skuadrave e ka kapërcyer momentin delikat. Sfida mes Partizanit e Kastriotit do të luhet në orën 17.45. Të kuqtë që në rrugën drejt shkëputjes në renditje kanë përballë një skuadër luftëtare, problematike për këdo.

TË HËNËN

E mbyll javën e tetë Erzeni, që është kthyer të mbyllë saracineskën e prapavijës, pas 4 golave të vetëm të pësuar në Ballsh. Edhe Kukësi vjen nga dy fitore radhazi, të parat e sezonit. E Dobi nuk do të ndalet as para shijakasve në Niko Dovana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *