• |
ide | kryesore

Masakroi me sende të forta 40-vjeçarin, burg të riut nga Berati

-Instant, Lajme, Të fundit
Berat polici



30-vjeçari Sokol Tabaku ka dalë sot para Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për t’u njohur me masën e sigurisë. Dy ditë më parë Tabaku masakroi në kokë e trup me sende të forta 40-vjeçarin Arjan Marini. I plagosuri ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai ka dëmtime në kafkën e kokës dhe në tru.

Prokurori i çështjes Ledion Tema ka paraqitur të gjitha provat e nevojshme që e implikojnë Tabakun. Po ashtu ai i ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë “arrest me burg”.  Gjyqtarja Enetela Gjoni, pasi ka dëgjuar edhe pretendimet e avokatit mbrojtës, ka vendosur të vlerësojë “të ligjshëm” arrestimin e 30-vjeçarit Sokol Tabaku. Ajo ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, me afat 60-ditë.

Avokati i Tabakut Shuaip Syri ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm dhe se nuk është ai autori i kësaj ngjarjeje të rëndë. Motra e të plagosurit ndërkohë kërkon drejtësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *