• |
ide | kryesore

Sherr me sende të forta mes dy të rinjve në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një sherr me sende të forta ka shpërthyer mes dy të rinjve në Vlorë. Policia bën me dije se shtetasi E. H., 25 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin E. J., 33 vjeç. Konflikti ka nisur për motive të dobëta. 25 vjeçari është arrestuar nga policia.

Ndërkohë që në telashe është dhe një 26 vjeçar që ka qenë me ta gjatë sherrit. Ai ka dhënë deklarime të rreme para policisë.

Njoftimi:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 25 vjeç, banues në lagjen “Bashkimi”, pasi gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. J., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 26 vjeç, pasi ka dhënë deklarim të rremë për këtë ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *