• |
ide | kryesore

Jared Leto lançon linjën e tij për kujdesin ndaj lëkurës

-Instant, Paparazzi, Slider



Jared Leto i është bashkuar të famshmëve që janë bërë pjesë e industrisë së kujdesit të lëkurës dhe kozmetikës.

Aktori i Morbius ka prezantuar markën e tij të re ‘ TwentyNine Palm’, e cila po lançohet me 12 produkte për trupin, fytyrën dhe flokët.

Linja do të jetë e disponueshme për blerje nga 25 tetori. Ajo do të  përfshijë: pastrues fytyre, një hidratues , serum, maskë për fytyrën prej balte si dhe shampo.

Sipas Vogue, marka do të nxjerrë gjithashtu një  botim të kufizuar me vepra arti nga Douglas Mandry. Koleksioni do të jetë i disponueshëm për t’u blerë në internet. Ai do të shitet  në New York, Los Angeles, Londër dhe Paris.

“Twentynine Palms është një shesh lojrash krijuese me shumë produkte në zhvillim,” tha Jared Leto. ” Duke folur për Vogue, Leto këmbënguli se ai “asnjëherë nuk ka qenë  i interesuar për produktet e bukurisë”. “Por unë jam i interesuar në idenë për t’u kujdesur për veten në mënyrën më të natyrshme të mundshme,” u shpreh  ai.

Marka është krijuar në bashkëpunim me themeluesin e kujdesit të lëkurës Maapilim, muzikantin Jonathan Keren.

Pasi Jared zbuloi produktet Maapilim dy vjet më parë, dyshja “filluan të bisedonin, duke mos ditur se çfarë do të ndodhte”. Keren i tregoi Vogue: “Ne ndjemë një lidhje shumë të fortë krijuese”./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *