• |
ide | kryesore

Përshkallëzohet bojkoti i pedagogëve: Nesër mbahet protestë kombëtare

-Instant, Lajme, Të fundit



Protesta e pedagogëve do të përshkallëzohet në kombëtare. Lajmin e bëri të ditur kreu i sinditakës Sandër Kovaçi nga ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik. Protesta do të nisë në orën 11:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës. Pedagogët kanë bërë thirrje që studentët të bashkohen në protestën e tyre.

Deklarata e plotë:

Te dashur kolege te IAL-ve publike. Sindikata e Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje te Peticionit te datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres se Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve te IAL-ve publike. Te dashur kolege, vetëm vijimi dhe qëndresa jone e përbashkët do te mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik to stafeve dhe universiteteve tona. Nëse, me date 20 Tetor 2022, ora 11:00 do te zhvillohet protesta kombëtare.  Ajo do të në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror to Universitetit Politeknik. Do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit. Ftojmë edhe studentet qe te japin mbështetje me prezencen e tyre. Le te jemi nesër te gjithe bashke ne kete hapesire akademike.

Vetem qëndresa dhe uniteti yne i perbashket, i shoqeruar me argumentet e pakundershtueshme te Peticionit tone, do te bejne te mundur arritjen e qellimit qe i kemi vend vetes. Kjo kauze nuk eshte vetem ne funksion to stafit akademik, stafit ndihmes-akademik, administrativ dhe studenteve te IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndergjegjesirnin e gjithe shoqerise shqiptare per shqetesime te tilla ekzistenciale. Misioni yne akademik vazhdon!

Deklarata e protestës së pedagogëve
Deklarata e protestës së pedagogëve



4 Comments

  1. Neser jo proteste por revolucion te mirfillt . palloshi duhet larguar me çdo mjet e menyre te raprezalshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *