• |
ide | kryesore

Trajneri i Serbisë Stojkovic shigjeton Allegrin: “Kjo lojë e Juventus frenon Vlahovic”

-Instant, Sport
Stojkovic



Ish-mesfushori i famshëm i Serbisë tani trajneri i kombëtares, Dragan Stojkovic ka shigjetuar Juventus dhe teknikun Allegri. Stojkovic të shtunën ka qenë në tribunat e Olimpico Grande Torino për të parë derbin mes Torinos dhe Juves. Serbi ka dashur të vlerësojë gjendjen e formës së Kostic dhe Vlahovic, në vigjilje të Botërorit. Më pas Stojkovic komentoi ndeshjen në një intervistë për Libero, pa kursyer kritikat për bardhezinjtë: “Është një skuadër ndryshe nga ajo që njihja – tha ai –. Më pak e fortë në mbrojtje edhe sepse mbrohet keq nga një mesfushë që bën pak intensitet. Për më tepër e ka shumë të vështirë të vertikalizojë”.

Lexo më tej: Video/ Devijimi i Vlahovic fundos Torinon, derbi i Mole kthen Juventus te fitorja: Empoli kalon Monzën 1-0

“Kshtu Vlahovic ngadalësohet në karakteristikën e tij më të mirë, që është të sulmojë thellësinë me shpërthimin prej sprinteri”. Ky ishte vlerësimi i Stojkoviç, që për derbin mes granatave e bardhezinjve shtoi: “Duke qenë derbi, parashikohej më shumë luftë se lojë, dhe kështu ishte. Askush nuk u dallua veçanërisht, madje as Vlahovic. Pavarësisht se ishte autori i golit që lejoi Juventusin të fitonte”.

Të shtunën ai nuk ishte në fushë, por është një tjetër serb për të cilin së fundmi po flitet te Juventus, Sergej Milinkovc-Savic: “Nëse do të ishte mirë te Juventus? Absolutisht po, nuk ka dyshim. Është i ri, por tashmë ka një eksperiencë të madhe në Serie A, një kampionat shumë i vështirë”, deklaroi trajneri i intervistuar nga Calciomercato.it në Twitch.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *