• |
ide | kryesore

Putin zbret në terren, viziton qendrën e trajnimit për rezervistët

-Instant, Lajme, Planet



Vladimir Putin vizitoi ditën e djeshme një qëndër trajnimi për rezervistët në rajonin Ryazan, në juglindje të Moskës. Ndërsa inspektonte vendin, presidenti u fotografua duke përqafuar një ushtar, sipas skynews.

Ai qëlloi më vonë me një pushkë, i shoqëruar nga ministri i tij i mbrojtjes Sergei Shoigu.

Në video, shihet një burrë duke mbajtur atë që disa po raportojnë se mund të jetë një nga çantat bërthamore të vendit.

“cheget” është pjesë e sistemit automatik për komandimin dhe kontrollin e Forcave Bërthamore Strategjike të Rusisë, ose Kazbek.

Ndërsa përmbajtja e çantës në imazhe nuk mund të verifikohet, analistët mendojnë se kjo është një përpjekje e Putinit për të frikësuar Perëndimin – pas një sërë deklaratash në të cilat ai ka referuar aftësitë bërthamore të vendit të tij.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *