• |
ide | kryesore

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 37-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
financave, policia, arrest, Tiranë, emigrantë, dy te mitur



Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Në pranga është vendosur shtetasi Ardit Hyska, banues në Durrës. 37-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinë ku është ndaluar në zonën e quajtur “Kthesa e fshatit Luzat”.

Brenda automjetit ishin 10 emigrantë të paligjshëm të cilët kishin paguar para për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 47”.

Transportonte kundrejt fitimit, 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 47″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. H., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Luzat”, Tepelenë, transportuar me automjetin e tij, kundrejt fitimit, 10 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lexo më tej: Kush do jetë kandidati i PD përballë Veliajt? (Emrat që përfliten)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *