• |
ide | kryesore

Punonjësit e Twitter, kundër Elon Musk

-Instant, F1, Stil



Punonjësit e Twitter i kanë shkruar një letër të hapur Elon Musk. Ata kanë protestuar ndaj lajmit se ai do të  pushojë 75 për qind të kompanisë.

Letra  ende nuk është publikuar, por  ka qarkulluar rreth stafit të Twitter.“Plani i Elon Musk për të pushuar nga puna 75% të punonjësve të Twitter do të dëmtojë aftësinë e Twitter për t’i shërbyer bisedës publike. Pra, “një kërcënim i kësaj shkalle është i pamatur, minon besimin e përdoruesve dhe klientëve tanë në platformën tonë dhe është një akt transparent i frikësimit të punëtorëve”, thuhet në të.

Në një listë kërkesash, punonjësit kërkojnë që CEO i Tesla të mos diskriminojë bazuar në bindjet politike. “Ne kërkojmë që të trajtohemi me dinjitet. Të mos trajtohemi si pengje në një lojë të luajtur nga miliarderët”. Twitter ka pushuar tashmë 30 për qind të ekipit të tij të rekrutimit, si dhe dy drejtues të profilit të lartë,

Musk ka sugjeruar se blerja e Twitter është hapi i parë në krijimin e një “aplikacioni për gjithçka” që  e quan X. Ai do  mund të modelohet sipas WeChat të Kinës. Ai ka lënë të kuptohet gjithashtu se platforma do të mbrojë fjalën e lirë. Ajo  do të lejojë kthimin e përdoruesve të ndaluar si Donald Trump. Llogaria e tij  bllokua pas kryengritjes së 6 janarit nga mbështetësit e tij. Oferta prej 44 miliardë dollarësh e miliarderit për të blerë Twitter pritet të përfundojë deri në fund të muajit./Lapsi.al

Marrë nga: Independent



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *