• |
ide | kryesore

“Kam mbajtur shënim emrat e atyre që më befasuan”: Edy Reja zbulon çfarë fitoi kombëtarja në Abu Dhabi

-Instant, F1, Sport
Edy



“Sigurisht unë kam marrë indikacione të rëndësishme nga kjo ndeshje. Kam mbajtur shënim emrat e disa lojtarëve edhe për të ardhmen. Miqësore të tilla janë të rëndësishme për të fituar eksperiencë dhe për të nxjerrë konkluzione. Do të kemi edhe një miqësore të tretë në nëntor, ku do të testojmë pjesën më të madhe të lojtarëve që kisha në këtë grumbullim”. Trajneri i Kombëtares, Edy Reja, ka treguar surprizat pozitive nga miqësorja e barazuar 1-1 me Arabinë Saudite. Në Abu Dhabi kuqezinjtë dolën të pamundur përballë një kombëtareje që do të luajë në nëntor në Botërorin e Katarit.

Edy Reja ka vlerësuar faktin që skuadra u përgjigj ndonëse kishin pak ditë në dispozicion: “Me Arabinë Saudite ka qenë një ndeshje mjaft interesante. Kemi luajtur ndaj ekipi që ka treguar vlera të mira në fushë, por ne bëmë një ndeshje shumë të mirë, me përqendrimin e duhur. Djemtë punuan shumë mirë gjatë ndeshjes, duke krijuar 4 ose 5 raste për gol. Nuk duhet harruar edhe një penallti e padhënë nga gjyqtari në rastin e ndërhyrjes ndaj Skukës – tha Edy Reja -. Duke marrë në konsideratë vlerat e Arabisë Sauditë, është e qartë që kemi bërë një paraqitje të mirë”.

Tekniku italian ka shtuar më tej: “Nuk e mendoja që brenda një kohe të shkurtër skuadra do të funksiononte kaq mirë në fushë. Nuk është e lehtë, dhe djemtë u treguan të zotë sidomos në fazën mbrojtëse. Kuptuan shpejt vendosjen dhe kemi treguar se jemi një skuadër solide. Kemi bërë mirë në aspektin taktik sidomos në mbrojtje bëmë një punë të mire. Edhe nga mesfusha në sulm gjithashtu krijuam aksione të mira. Për këtë arsye duhet t’i komplimentoj protagonistët”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *