• |
ide | kryesore

Gara për kreun e SPAK, depozitohet kandidatura e dytë

-Instant, Lajme, Të fundit



Edvin Kondili është kandidati i dytë për garën e kreut të SPAK. Deri më tani janë dorëzuar dy kandidatura. Ardian Xholi ka qenë emri i parë që është dorëzuar. Kondili kaloi vettingun më 2019 dhe është prokuror i SPAK. Kujtojmë se me 29 tetor Prokurori Adnan Xholi ka depozituar kërkesën dhe ka shprehur interesin për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kandidatët do të zëvendësojnë drejtuesin aktual të SPAK, Arben Kraja, mandati i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *